Rama ultimatum furnitorëve të naftës: Kush vendos çmimin më të lartë do të humbis pikën e karburanteve

SHQIPTARI NEWS – Një bord i përbashkët do të përcaktojë çdo ditë çmimet e tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit. Kontrolle për detyrimin e mbajtjes së një rezerve 3 mujore

Qeveria shqiptare i komunikoi sot furnizuesve të karburantit synimin e saj për të ndërhyrë me urgjencë në kontrollin e çmimeve të tregtimit të naftës, gazit dhe benzinës në vend, për shkak të situatës së paprecedentë të krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve në tregjet botërore.

Kryeministri Rama u bëri të ditur se, “Brenda 24 orësh do të kalojmë një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizmit së bashku me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant dhe çdo ditë ju dhe qeveria, ministrja e Financave, e Infrastrukturës, drejtori i Tatimeve, i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, do të jenë në tryezë me 5 përfaqësues nga ju, dhe nuk do të ketë asnjë tabelë, në asnjë pikë karburanti, të një çmimi që nuk është miratuar nga bordi. Kush e bën do të humbasë pikën e karburantit”. Në takimin që pati me ta në selinë e qeverisë, të pranishëm ishon edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Kryeministri nënvizoi se do të lejohet që të ardhurat e furnizuesve të karburantit t’u lejojnë atyre vijimin e punës, por jo të fitojnë.

“Kjo nuk është koha për të fituar, por për të rezistuar e për të ndarë pjesën tuaj të barrës. Ne kemi detyrimin të mbajmë barrën më të madhe, të tjerët barrën e tyre. Se kjo është një luftë. Nuk mund të ndodhë që ju të fitoni asgjë më shumë, se sa ju duhet që të vazhdoni të ndihmoni popullin shqiptar”, – tha kryeministri Rama, duke shpjeguar se “do të bëjmë transparencën e çmimit në mënyrë të përditshme, që qytetarët të shohin se çdo qindarkë është aty për arsye të vazhdimit normal të punës”.

Brenda një kohe të shkurtër, çmimet e karburantit në Shqipëri u rritën me afro 60 lekë, ose 30 përqind, duke kapur të mërkurën pikun prej mbi 260 lekë për litër për naftën, gati 2.2 euro, një ndër çmimet më të shtrenjta në Europë.

Në dy ditët e fundit, çmimet u ulën me më shumë se 30 lekë për litër, edhe si pasojë e rënies në tregjet ndërkombëtare.

Niveli i lartë i çmimeve përkthehet dhe në arkëtime më të larta në buxhetin e shtetit për shkak të taksave.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “të ardhurat plus për shkak të rritjes së çmimit do t’i kthejmë përsëri te ata që janë më në nevojë sot, fermerët dhe ata që përdorin transportin publik”.

Furnizuesit e karburanteve mund të përballen dhe me një tjetër problem. Ata duhet të dëshmojnë brenda 24 orëve se kanë respektuar detyrimin për të mbajtur rezerva të barazvlefshme për 3 muaj furnizim.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, paralajmëroi se nga nesër do të nisin kontrollet për të verifikuar nëse ky detyrim është respektuar ose jo.

Ajo njoftoi gjithashtu se do të kufizohen dhe eksportet e karburantit. Qeveria e paralajmëroi që mbrëmë këtë ndërhyrje.

Kryeministri shpjegoi dhe sot se kjo masë bëhet e detyrueshme për shkak se “vendi po përballet me pasojat e një lufte që ka nisur në Europë, Nuk e kemi nisur ne, as e ndalojmë dhe as e dimë sa do zgjasë, por faktikisht lufta ka ardhur me faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimin në të gjitha çmimet e tjera”.

Në sektorin e energjisë elektrike, qeveria shqiptare është angazhuar të mbajë të pandryshuar çmimin, duke mbuluar nga buxheti i shtetit, diferencën e thellë mes çmimit që sigurohet sot në tregje dhe atij me të cilin i ofrohet sot konsumatorëve familjarë dhe bizneseve të vogla.

“Nëse çmimi i energjisë do të jetë ky që është sot, nga 52 euro në 550 euro për megawatt orë, ne do të na duhen 640 mln dollarë ekstra deri në fund të vitit, e barabartë me një eurobond”, – deklaroi


Rama.

Rritja e çmimeve ka provokuar protesta të shumta të cilat dje u shtrinë thuajse në të gjithë vendin, ndërsa të tjera janë zhvilluar dhe gjatë paradites së sotme.

Në shumë raste ato u shoqëruan me bllokime rrugësh, të cilat çuan në ndërhryjen e policisë.

Mbrëmë në Tiranë nuk munguan dhe momentet e tensionit mes forcave të Rendit dhe grupeve të të rinjve, që kishin bllokuar akset kryesore në qendër të kryeqytetit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img