Ramush Haradinaj, kryeministeri i ri i Kosoves

KMA NEWS / Mbyllen votimet ne Kosove. Sipas Exit-poll koalicioni i partise se Hashim Thaqit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt kane fituar zgjedhjet dhe do te krijojne qeverine e re.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se fitorja e PAN-it është më e madhe se sa e Exit Pollit. Ai ka falënderuar qytetarët për besimin, por ka ftuar edhe subjektet tjera për bashkëpunim në të mirë të vendit.

“Uroj qytetarët e Kosovës. Të gjithë mekanizmat dhe subjektet politike për zgjedhje të lira dhe demokratike. E uroj sovranin për vendimin e marr. Një vendim që flet qartë. Besimi i është dhënë koalicionit PDK-AAK-Nisma. Fitorja është bindëse. Edhe ma bindëse se sa thotë Exit Polli. Mirëpo nuk do të hyjmë në shifra. Po presim numërimin. I ftojmë për partneritet edhe subjektet tjera për të mirë të vendit”, ka thënë Haradinaj duke shtuar.

“Në fakt, ne kemi rezultatin. Mekanizmat tonë të organizatës e kanë rezultatet. Të dhënat tona janë më të mëdha se sa të Exit Pollit”, ka përfunduar ai.

Sakaq, Blerand Stavileci nga selia e PDK-së ka shpallur fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Ai ka bërë të ditur se koalicioni do të festojë pas pak në sheshin kryesor të Prishtinës.

“Sot ishte fitore për PDK-në dhe Kadri Veselin, i cili vendosi interesat tona para interesave të partisë politike”, tha ai, në një konferencë pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën.

Ai ka falënderuar edhe Ramush Haradinajn dhe e quajti kryeministër të ri të vendit.

“I ftojmë të gjithë që ta mirëpresin ‘Fillimin e ri”, tha Stavileci

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img