KMA NEWS / Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministrin Berisha në zyrën e këtij të fundit. Lu shoqëroheje edhe nga shefi i misionit OPDAT, Jon Simbert.
Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të Berishës, qëllimi këtij takimi ishte dorëzimi i dokumentit të opinionit të Komisionit të Venecias të datës 26 shkurt 2016.
Berisha është shprehur se “dokumenti i Komisionit të Venecias përbën një bazë parimore, solide, të shëndoshë për të ecur përpara dhe për të kompletuar reformën në drejtësi”.
Më tej ish-kryeministri ka ndarë me ambasadorin amerikan mendimin se duhet filluar menjëherë pa humbur kohë me punën për miratimin e reformës.
Sa i përket situatës së krijuar në parlament, Berisha është shprehur se, nëse disa muaj më parë kishte shprehur mundësinë e dorëzimit të mandatit, kjo ishte një mundësi hipotetike, por në kushtet e krijuara, me sjelljen nga Rama të Prengës në Parlament, ish-kryeministri e gjen shumë të vështirë pranimin e një Parlamenti të tillë, të përgjakur.





