Reforma në Drejtësi: Pritet tërmet i madh në radhët e pushtetit e politikës shqipëtare. Qeveri teknike në 2016?

KMA NEWS

Nga Kujtim VANI

Miratimi i ligjit nga kuvendi për dekriminalizimin dhe këmëngulja e Uashingtonit për ti shkuar deri në fund reformës në drejtësi, duket se ka tronditur nga themelet politikën shqiptare dhe krerët kryesor të saj e të shtetit të pas periudhës postëkomuniste.

Ky tërmet, i cili pritet të trondisë politikanët dhe pushtetarët e korruptuar, ka bërë që palët politike të mos jenë të interesuara për miratimin e reformës në drejtësi, po ashtu edhe kryeprokurori i vendit Adriatik Llalla. Sipas Llallës, për reformën po merren veprime të nxituara. Ka munguar procesi i konsultimit”, thotë ai.

Kjo mesa duket ka gjasa të vë në lëvizje drejtuesit për një bashkëpunim politik dhe shtetëror në harmoni të plotë, por kjo, jo për marveshje politike në shërbim të qytetarëve dhe vendit, por marveshje dhe bashkëpunim, për të mbrojtur pasurinë e veta dhe të familjarve të tyre të vendosura gjatë këtyre 25 viteve, si dhe për të shpëtuar kokat nga kërcënimi i prangave dhe për t’iu shmangur ballafaqimit me drejtësinë pas reformimit të saj.

Ka gjasa, që në një kohë të shkurtër shumë drejtuesve partiak e shtetërorë të sotëm dhe të djeshëm tu bllokohen të gjitha llogaritë bankare si brënda dhe jashtë vendit, deri në verifikimin se si i kanë vënë këto pasuri dhe deri në arritjen e realizimit të reformës në drejtësi.

Të parët që mund të përballen me këtë sanksion mund të jenë personat e padëshiruar nga SHBA, të cilëve ambasada amerikane u ka bllokuar vizat hyrse për në SHBA, pasi i ka në “listen e zezë”, si dhe politikanëve të akuzuar për korrupsion e me të shkuar kriminale, pa përjashtuar ish udhëheqës të lart dhe aktual. Se diçka po lëviz dhe diçka amerikanët po gatuajn, kjo duket ashiqare, “fshati si duket nuk do kallaus”, thotë populli,  dhe mendoj se shumë shpejt në muajt e ardhshëm diçka do të ndodh dhe gjithëmonë shpresojmë në të mirë të popullit dhe të vendit.

SHBA, e cila më në fund duket e vendosur me ambasadorin e tyre në Tiranë, Donald LU i cili qëndronë në krye të aksionit, për ta luftuar nga rrënjët korrupsionin dhe kriminalitetin në Shqipëri. Por gjithësesi nuk besoj se mund të ja dalë pa një program, ku të sjelli nga Amerika mbikqyrës (dubland) për çdo institucion të lartë shtetëror, duke filluar nga Prokuroria e Përgjithëshme, Ministria e Brëndshme e pse jo edhe në kryeministri.

Nëse do të vendos për një gjë të tillë, atëhere çdo gjë do të shkoj në vendin e duhur. Po kush janë formacionet e “koalicioneve”, të humburit apo të fituarit, pra kush do të humbas apo do të fitoj në luftën për ti mbijetuar tërmetit që mund të ndodh? Rama – Basha me grupin e tyre të cilët mendojnë se kanë një mbështetje dhe janë disi përkrahës ndaj programit amerikan, apo Berisha – Meta me të tyre, që mund të konsiderohen mbase edhe gjahu më i madh në kët lojë që mund të luhet për të filluar më pas me peshqit e vegjël?

Kjo pritet për tu pare, pasi Uashingtoni, ka vendosur mos të tolerojë dhe duket i vendosur për ti shkuar çështjes me forcë dhe ndershmëri deri në fund. A do të ketë ndryshime politike me ardhjen e vitit të ri? A do të kemi një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohëshme? Këto menoj se duhet të ndodhin, se nga një kuvend, ku ka lëshuar rrënjë kriminaliteti dhe korrupsioni është shumë e sigurtë se nuk mund të ketë reformë në drejtësi, prandaj ndryshimet politike janë më se të domosdoshme.

Mediat shqiptare le të heshtin dhe le të vazhdojnë ti shërbejnë me servilizëm pushtetit dhe politikës së djeshme dhe të sotme.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img