Regjimi i Putin fsheh trupin e Navalnyt, për të mbuluar gjurmët

GAZETA E LONDRES – Regjimi i Putin fsheh trupin e Navalnyt, për të mbuluar gjurmët

Nëna e Alexei Navalny nuk ka qenë në gjendje të marrë trupin e të birit pas vdekjes së tij në një burg në Arktik, thotë një ndihmës i ngushtë i liderit të vdekur të opozitës ruse.

Kira Yarmysh tha se nënës së Alexeit, Lyudmila, iu tha se trupi i tij do të dorëzohej vetëm pasi të kishte përfunduar një ekzaminim pas vdekjes.

Ekipi i Navalny beson se aktivisti kundër korrupsionit u vra me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Një grup i të drejtave të njeriut tha se 400 rusë ishin arrestuar për pjesëmarrje në homazhe.

Qeveritë perëndimore thonë se fajin e kanë autoritetet ruse për vdekjen e papritur të 47-vjeçarit, ndërsa ministrat e jashtëm nga grupi i vendeve të pasura G7 i bënë thirrje Rusisë që të “sqarojë urgjentisht” rrethanat që e rrethojnë atë.

Putin nuk ka komentuar publikisht që kur shërbimi rus i burgjeve njoftoi të premten se Navalny ishte sëmurë dhe vdiq në burgun e largët IK-3 në Rrethin Arktik.

Menjëherë pas kësaj, Kremlini tha se ishte në dijeni dhe presidenti ishte informuar.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se hodhi poshtë vlerësimet “të njëanshme dhe joreale” mbi shkakun e vdekjes së tij, të bëra gjatë një takimi me zyrtarët britanikë të shtunën.

“Tani është e qartë se vrasësit duan të mbulojnë gjurmët e tyre dhe për këtë arsye nuk po e dorëzojnë trupin e Alexeit, duke e fshehur atë edhe nga nëna e tij”.

Me këto fjalë, ekipi i Alexei Navalny, me një postim në Telegram, akuzon autoritetet ruse se nuk e kanë dorëzuar trupin e tij të pajetë “sepse nuk duan të dihet metoda që përdorën për të vrarë Alexein”.

Trileri mbi trupin e Navalny vazhdon teksa autoritetet ruse arrijnë në përfundimin se lideri i opozitës ruse nuk ka vdekur nga një akt kriminal, por nga “Sindroma e Vdekjes së Papritur”.

Megjithatë, kur nëna e tij shkoi në morgun e burgut në Siberi për të marrë trupin e tij, ajo zbuloi se nuk ishte aty.

Ku është Navalny? Askush nuk i përgjigjet Ludmila Navalny, e cila tani flet hapur për vrasje dhe zotohet të mos dorëzohet.

“Dhe le të më futin në burg, unë do të bërtas”, thotë ajo.

Me cilësimin e Alexei Navalny si “ekstremist” nga shteti rus, kushdo që demonstron për të, ose që tregohet se ka pasur ndonjë lidhje me të, rrezikon të arrestohet.

Ndërsa u arrestuan, bazuar në informacionin e transmetuar nga media ruse, më shumë se 400 rusë në 36 qytete për demonstrata pas vdekjes së Navalny.

Midis tyre, në Shën Petersburg u arrestua një prift, i cili njoftoi se do të bënte ceremoninë e varrimit për të ndjerin.

Sipas bashkëshortes së Navalny, prifti Grigory Mikhnov-Vyatenko u arrestua pranë shtëpisë së tij ndërsa po shkonte për në memorialin Solovetsky për viktimat e persekutimit politik në Bashkimin Sovjetik.

Pak më vonë, siç njoftoi në Telegram anëtari i opozitës Boris Vishnevsky, Mikhnov-Vytenko u dërgua në spital me një goditje në tru.

“Në komisariatin numër 43, avokati i tij thirri një ambulancë. Grigory u dërgua në spital ku u konstatua se ai duhet të trajtohet”, tha Ëisniewski.

Në Rusi, ku edhe prifti që do të varros liderin e opozitës është në telashe, ndoshta është e arsyeshme që kundërshtarët e Vladimir Putinit të kenë frikë.

Nënës së tij, Lyudmila Navalnaya, thuhet se iu tha nga shërbimi i burgut se ai vdiq të premten pasi u rrëzua dhe ra pa ndjenja gjatë një shëtitjeje, tha ekipi i tij.

Ajo vizitoi koloninë të shtunën dhe iu dha një njoftim zyrtar që thoshte se ora e vdekjes ishte 14:17 me orën lokale (10:17 meorën tonë), tha zonja Yarmysh.

Një tjetër aleat i Navalny, Ivan Zhdanov, tha se nënës së aktivistit iu tha se shkaku i vdekjes ishte “sindroma e vdekjes së papritur” – një term i përgjithshëm dhe i paqartë për një gjendje që mund të mbulojë një arrest kardiak pa ndonjë shkak të dukshëm.

Ekipi i tij tha se zonjës Navalnaya iu tha se trupi i tij ishte dërguar në qytetin Salekhard, pranë kompleksit të burgut, por kur ajo mbërriti, morgu ishte i mbyllur.

Zyrtarët e burgut thuhet se i thanë asaj se një ekzaminim fillestar pas vdekjes nuk ishte përfundimtar dhe do të duhej të kryhej një i dytë.

Aleatët e Navalny pretendojnë se trupi i tij po mbahet qëllimisht nga autoritetet ruse në mënyrë që ata të “mbulojnë gjurmët” dhe bëjnë thirrje që trupi t’i kthehet familjes së tij “menjëherë”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img