SHQIPETARI NEWS / Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në Krujë. Për gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 30 persona dhe kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 18 prej tyre. 18 personat e infektuar janë punonjës të fasonerive “Endri sh.p.k” dhe “MHV” dhe familjarë të tyre. Po kështu dyshohet se përveç këtyre dy bizneseve që janë shndërruar në vatra të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, ka të infektuar edhe në fasoneritë e tjera të këtij qyteti.
Një ditë më parë njësinë administrative Krujë ishin regjistruar 13 perësona të infektuar, ndërsa në Thumanë 10 raste, në Fushë Kruje 15 raste dhe në Bubq 2 raste.
Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 252 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19. Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Deri në këto momente janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste.
Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Krujë, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Kurbin. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: Tiranë 256 raste; Durrës 42 raste; Lushnje 6 raste; Elbasan 18 raste; Fier 36 raste; Kavajë 9 raste; Rrogozhinë 4 raste; Korçë 19 raste; Vlorë 5 raste; Shkodër 100 raste; Lezhë 14 raste; Berat 2 raste; Has 13 raste; Krujë 58 raste; Tropojë 4 raste; Pukë 5 raste; Mirditë 3 raste; Kukës 11 rast; Mallakastër 1 raste; Kurbin 28 raste.
Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në kushtet e lirimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, sidomos distancimi fizik në rrugë, dyqane, ambiente punë dhe në mjetet e transportit pë rata që i përdorin për të arritur në vendet e punës. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.





