Republikanët paraqesin projekt-buxhetin për të shmangur mbylljen e qeverisë

GAZETA E LONDRES – Republikanët paraqesin projekt-buxhetin për të shmangur mbylljen e qeverisë

UASHINGTON – Ligjvënësit republikanë paraqitën të shtunën një propozim për shpenzimet buxhetore që do të siguronte financimin për agjencitë federale deri më 30 shtator, ndërsa pritet që të ketë një përballje të fortë me ligjvënësit demokratë në lidhje me konturet e shpenzimeve qeveritare.

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati kanë përpiluar një “projekt-ligj financimi shumë të mirë” dhe u bëri thirrje ligjvënësve republikanëve që ta votojnë atë javën e ardhshme, duke paralajmëruar se demokratët do të “bënin çdo gjë” për ta mbyllur qeverinë.

“Ju kërkoj të na jepni disa muaj që të arrijmë deri në shtator dhe të mundemi të vazhdojmë të vendosim rregullin në ‘shtëpinë financiare’ të vendit tonë”, tha Presidenti Trump në një mesazh në rrjetin social Truth Social. “Demokratët do të bënin çdo gjë që munden për ta mbyllur Qeverinë tonë dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”.

Projekt-ligji prej 99 faqesh do të ofronte një nxitje të lehtë të programeve për mbrojtjen, ndërsa do të kufizonte programet e tjera nën nivelin e vitit buxhetor 2024. Kjo përqasje ka gjasa të mos pranohet nga shumica e ligjvënësve demokratë që kanë këmbëngulur prej kohësh që shpenzimet për programet e mbrojtjes të lëvizin në të njëjtin drejtim me programet e tjera.

Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha më herët këtë javë se grupi demokrat do të mblidhej për ta shqyrtuar propozimin në “momentin e duhur”, por ai përdori një ton më të fortë të premten.

Ligjvënësi Jeffries tha se demokratët janë të gatshëm të negociojnë për një “marrëveshje shpenzimesh dypartiake, domethënëse, që vendos njerëzit punonjës të parët”, ndërsa vuri në dukje se propozimi rrezikon të shkurtojë financimin për programe kyçe, si ato në mbështetje të veteranëve apo familjet me të ardhura të ulëta.

 

 

Kongresi duhet të marrë vendim deri në mesnatën e së premtes, për të shmanguar një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Republikanët kanë një shumicë 218 – 214 në Dhomën e Përfaqësuesve dhe miratimi me votë mund të mos ndodhë edhe nëse vetëm dy ligjvënës republikanë nuk e mbështesin propozimin. Situata paraqitet edhe më e vështirë në Senat, ku do të nevojiten 60 vota pro, nga 100, dhe ku do të duhet që të paktën shtatë senatorë demokratë të votojnë në favor të projekt-ligjit, nëse të gjithë 53 senatorët republikanë votojnë pro.

 

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img