Rex Tillerson reagon pas shkarkimit nga Trump

KMA NEWS / Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i shkarkuar sot nga detyra, ka zbuluar se presidenti Donald Trump nuk e kishte lajmëruar atë për vendimin e marrë, por më parë ai kishte lajmëruar gjithë botën me një mesazh në “Twetter”.

“Ajo që është më e rëndësishme është të sigurohet një tranzicion i rregullt dhe i qetë gjatë kësaj kohe që vendi të vazhdojë të përballet me politika të rëndësishme dhe sfida të sigurisë kombëtare”, thotë Tillerson në një deklaratë për mediat, duke lënë mënjan falenderimin për Trump, për mundësinë që iu dha për të shërbyer në rolin e sekretarit të Shtetit.

Përkundrazi, ai falënderoi “300 milion amerikanët” të cilëve u ka shërbyer në fund dhe tha se së shpejti do të falënderon personalisht personelin e tij dhe planifikimin e politikave.

Tillerson thotë se ka marrë një telefonatë nga presidenti i Air Force One pak pas mesdie, rreth tre orë pasi Trump njoftoi shkarkimin e tij nëpërmjet në postimi në Twitter.

Ai thotë se do të kthehet në jetën private, duke i bërë thirrje diplomatëve amerikanë në mbarë botën që të punojnë me përkushtimin mbi betimin që kanë marrë në bazë të Kushtetutës. Ai thotë se “bota ka nevojë për udhëheqës vetëmohues, ndërsa udhëheqja amerikane fillon me diplomacinë”.

Tillerson shton se i delegon të gjitha përgjegjësitë tek zëvendësi i tij.

Duke iu drejtuar punonjësve të tjerë të qeverisë, Tillerson thotë: “Të gjithë morëm të njëjtin betim zyrtar. Ne të gjithë jemi të lidhur me angazhimin e përbashkët, për të mbështetur dhe mbrojtur kushtetutën. Ne mbetemi të palëkundur këtu në Uashington dhe në postet anembanë botës”.

Tillerson ka përshkruar arritje diplomatike gjatë qëndrimit në post. Ai thotë se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për t’iu përgjigjur “sjelljeve dhe veprimeve shqetësuese” të Rusisë.

“Rusia duhet të vlerësojë me kujdes se si veprimet e saj janë në interesin më të mirë të popullit rus dhe botës më gjerësisht. Vazhdimi i trajektores së tyre aktuale ka të ngjarë të çojë në një izolim më të madh”, thotë Tillerson.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img