KMA NEWS/ Filloi rikthimi i emigrantëve në vendin ku jetojnë e punojnë, pas mbarimit të festave të fundvitit të cilët i kaluan në atdhe. Kthimi i emigrantëve dhe fluksi i madh i tyre ka sjellë radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar.
Në pikën e kalimit në Kakavijë, pala shqiptare po punon me 3 sportele për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve që duhet të kthehen në shtetin helen.
Rreth 300 automjete janë në radhë për të kaluar kufirin. shqiptaro-grek.
Që prej dy ditësh, në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës janë shtuar radhët e gjata të emigrantëve, në pritje për të kaluar kufirin, për të shkuar në qendrat e punës së tyre, pas festave të fundvitit.





