Rishi Sunak thotë se nuk ka plane të afërta për dërgimin e trupave britanike në Ukrainë

GAZETA E LONDRES – Rishi Sunak thotë se nuk ka plane të afërta për dërgimin e trupave britanike në Ukrainë

Nga Mimoza CACA, Londër

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, tha të dielën se nuk ka plane të afërta për dërgimin në Kiev të personelit ushtarak për trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Më herët, zyrtari më i lartë i mbrojtjes britanike ishte shprehur gjatë një interviste lidhur me synimet për stërvitjen në Ukrainë të forcave të Kievit nga ushtarë britanikë.

Deri më tani, Britania dhe aleatët e saj kanë shmangur praninë ushtarake në Ukrainë për të ulur rrezikun e një konflikti të drejpërdrejtë me Rusinë.

Ministri britanik i Mbrojtjes Grant Shapps, i cili u emërua në këtë detyrë muajin e kaluar, tha në një intervistë për gazetën “The Sunday Telegraph” se ai dëshironte që të dërgonte instruktorë ushtarakë në Ukrainë, si edhe trajnimin e forcave të armatosura ukrainase në Britani dhe vende të tjera perëndimore.

“Ajo që do donte të thoshte shefi i mbrojtjes ishte se në të ardhmen mund të jetë e mundur që ne të kryejmë stërvitjet në Ukrainë”, u tha zoti Sunak gazetarëve përpara konferencës vjetorë të Partisë Konservatore në pushtet, në Manchester.

“Por ky është një plan afatgjatë, jo këtu dhe jo tani. Nuk do të dërgohen ushtarë britanikë ndërsa konflikti vazhdon”, tha ai.

Ish-Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev tha të dielën se ushtarët britanikë që stërvisin forcat e Kievit në Ukrainë do të ishin objektiv i ligjshëm për trupat ruse.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img