SHQIPTARI NEWS – Deputetetja Rudina Hajdari është shprehur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, se tashmë po flitet për gjëra që i kanë në dorë ekspertët. Hajdari shtoi, se beteja e saj në Këshillin Politik ka mbaruar dhe tashmë do të zhvendoset në parlament. Ajo vijoi më tej, duke thënë se në parlament do diskutohet për shtimin e elementëve të kërkuar edhe nga opozita parlamentare, që janë listat e hapura, administrata zgjedhore dhe votat e emigrantëve.
Këshilli Politik e ka përfunduar pjesën politike të marrëveshjes. Tani po flasim për gjëra që i kanë në dorë ekspertërt. Kemi rënë dakord për marrëveshjen që riktheu LSI dhe PD. Tani duhet ta kodifikojme. Beteja ime tani është në parlament ku do diskutojmë gjerësisht për element që duhet ti shohen reformës zgjedhore, pa ndryshuar marrëveshjen por duke shtuar disa elementë. Ne do shkojmë duke propozuar elementë shtesë duke propozuar lista të hapura. Do propozjmë ndryshim sistemi, atë proporcional me lista të hapura. Do ngulim këmbë mbi propozimin e votës së diasporës. Ata emigrantë që e kanë mbajtur shqipërinë me remitanca ti jepet kjo e drejtë. Ne jemi të qartë për atë që duam. Tek administrata zgjedhore duhet të shohim mundësinë e numërimit elektronik. Beteja ime në këshillin politik ka mbaruar”, u shpreh Hajdari.





