Rusia grumbullon rreth 70% të kapacitetit ushtarak të nevojshëm për një pushtim të plotë të Ukrainës

SHQIPTARI NEWS – Avionë luftarakë rusë kanë mbërritur në aerodromin ushtarak në Brest të Bjellorusisë. Avionët e tipit Su-25M janë të projektuar për të goditur objektiva tokësore dhe veprojnë në mbështetje të manovrave të njësive në tokë. Ndërkaq, ish-miliarderi rus Mikhail Khodorkovsky tha për kanalin Sky News se Presidenti rus Vladimir Putin ka realisht frikë që të fillojë luftën në Ukrainë.

Avionët luftarakë rusë Su-25M kanë mbërritur në Bjellorusi nga rajoni Primorsky i Rusisë për stërvitje të përbashkëta ushtarake, njoftoi të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

Televizioni i ushtrisë bjelloruse, “Voyen TV”, tregoi pamje të avionëve, të projektuar për të mbështetur forcat tokësore, ndërsa mbërrinin në pistën ajrore në rajonin Brest.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Rusia ka mbledhur të paktën 70% të forcave që do t’i duheshin në rast se Presidenti rus Vladimir Putin do të urdhëronte një pushtim të plotë të Ukrainës. Zyrtarët që folën në kushte anonimiteti paraqitën një sërë treguesish që sugjerojnë se zoti Putin synon fillimin e një pushtimi në javët në vazhdim.

Ndërkaq, Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i gazit rus tashmë në mërgim, i tha kanalit Sky News se realisht presidenti rus ka frikë të fillojë një luftë në Ukrainë.

“Putini nuk di vërtet se cili do të jetë reagimi i shoqërisë. Është një prej arsyeve pse ka frikë vërtet të fillojë luftën, sepse nëse lufta rezulton jopopullore, njerëzit do të protestojnë dhe jam i sigurtë se njerëzit nuk do ta mbështesin këtë luftë. Por, ai nuk di se sa i fortë do të jetë reagimi dhe kësaj i trembet vërtet”, tha zoti Khodorkovsky.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se ka lëvizje domethënëse ditët e fundit të forcave ushtarake ruse drejt Bjellorusisë, vend fqinj i Ukrainës.

Kremlini thotë se stërvitja në Bjellorusi që pritet të përfundojë më 20 shkurt, është një përgatitje për të smbrapsur forcat e huaja dhe thotë se njësitë do të tërhiqen pasi të përfundojnë manovrat.

Bjellorusia ka kufi të përbashkët me vendet anëtare të NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, ndërsa Ukraina gjendet në kufirin e saj jugor./ reuters/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img