Rusia kundër Trumpit për ndryshimet e marrëveshjes bërthamore me Iranin

KMA NEWS / Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Rusia nuk e mbështet thirrjen e Presidentit amerikan Donald Trump për të rinegociuar marrëveshjen ndërkombëtare që kufizon programin bërthamor të Iranit.

Të premten Presidenti Trump nuk i vendosi sanksione të reja Iranit por tha se Kongresi dhe partnerët europianë kishin 120 ditë afat për të gjetur mënyra për të rregulluar ato që ai i quajti “të meta shkatërrimtare” të marrëveshjes.

Sot ministri i jashtëm rus tha se nëse zoti Trump vazhdon me kërcënimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja nëse nuk bëhen ndryshime, do të ketë pasoja të paimagjinueshme me Iranin që do ta konsideronte veten jo më të kufizuar nga kërkesat e marrëveshjes.

Presidenti Trumpi e ka kritikuar marrëveshjen e Iranit duke e cilësuar si një akord që i bën lëshime regjimit iranian, pasi sipas tij lë në fuqi shumë nga programi bërthamor i Iranit. Shtetet e Bashkuara kanë thënë gjithashtu se provat me raketa balistike të Iranit janë kundër frymës së marrëveshjes.

Në tekstin e marrëveshjes bërthamore, provat me raketa balistike nuk ndalohen shprehimisht. Por dokumenti u mbështet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me një rezolutë që i bën thirrje Iranit të mos ndërmarrë ndonjë veprim që lidhet me raketat balistike.

Por zoti Trump dëshiron një variant të ri të marrëveshjes bërthamore që mbulon dhe çështjen e raketave balistike.

Irani këmbëngul se ka të drejtë të vazhdojë programin e saj të raketave dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po punojnë për të minuar marrëveshjen bërthamore.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img