KMA NEWS / Sa gjynah, iku për lesh edhe ky: Po pse mo qyqak, dollari është valuta shqiptare?!
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë të ditur shpërblimet që do të marrin pensionistët për vitin e ri.
Rama shkruan se çdo pensionistë do të marrë 50 dollarë, ndërsa bebet do të marrin 400 dollarë, ndërsa shton se ka ende shumë për të bërë për këto shtresa.
“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti) Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin”, shkruan Rama, i cili kohët e fundit është në qendër të tensioneve.
Për qytetarët deri më sot valuta shqiptare është leku, po mesa duket kryeministri e ngatrron monedhën shqiptare me ato të ryshfeteve dhe kapareve që marrin nga firmat fantazëm!





