KMA NEWS
Nga Kujtim VANI
Deputeti socialist, Taulant Balla, në një koment të tij mbi protestën e sotme të opozitës ka pohuar se ajo tregoi që dekriminalizimi duhet të fillojë pikërisht me dy drejtuesit e saj, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Por, Balla nuk ka nguruar ti quaj protestuesit si kultivues të hashashit, vjedhës të energjisë elektrike dhe njerëz që nuk paguajn taksa.
Balla pa iu dridhur qerpiku flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës kur quan të paktën mbi 100 mijë shqiptarë hajdutë, kultivus droge etj. Por, ashtu si edhe kolegët e tij, qofshin ato socialist apo demokratik nuk e kthejn gishtin nga vetja e tyre dhe ti kërkojnë llogari se:
Pse e vjedhën dhe vazhdojnë ta vjedhin popullin e fukaradisur shqiptarë?!
Pse e vjedhën dhe e rrënuan për 25 vite me radhë Shqipërinë dhe popullin e saj, duke i vjedhur energjinë elektrike, ujin e pishëm, rrugët, dinjitetin dhe lirinë e qetësinë?!
Meqë shkak për këtë reagim të shkurtër u bë shprehja e Ballës se “në protestë ishin hajdutët e energjisë elektrike”, po i drejtohem me disa pyetje të thjeshta:
A e di zoti Balla, se mes konsunatorit dhe shitësit të energjisë elektrike ka një kontratë dhe në bazë të asaj kontrate duhet të penalizohet pala që ka shkelur kontratën? ( ku faktikisht po penalizohet vetëm njëra palë blersi, qytetari i thjeshtë).
Pra, Balla ashtu si edhe kolegët e tij duke filluar nga deputeti numër 1 dhe deri tek ai i 140-ti, përfshirë këtu edhe anëtarët e kabinetit qeverisës, pretendojnë bile pa asnjë lloj argumenti ligjor se fajtor është qytetari dhe se ai është hajdut.
Që ta mësojë zoti Balla, kryeministri i tij, kolegët e tij deputetë të gjitha ngjyrave politike, që ta mësojnë ishët, ministra, kryeministra etj.
Konsumatori që në rastin konkeret quhet “hajduti”, qytetari, i cili ka vjedhur energjinën elektrike të munguar prej 25 vitesh, ka një kontrat me shitësin e energjisë elektrike, siç ishte KESH, ÇEZ apo Enti i Shpërndarjes së Energjisë, ku në bazë të asaj kontrate i detyrohen ligjërisht njëra tjetrës.
Në kontratë thuhet, se pala shitëse, duhet ti siguroj konsumatorit furnizim me energji të rregullt sipas satandartit plus minus 5% të 220volt dmth nga 210-230v. Gjithashtu kontrata thotë se i detyrohet blersit për çdo pasojë që mund të shkaktohet nga luhatjet e tensionit duke e dëmshpërblyer konsumatorin për paisjet e dëmtuara nga rrjeti.
Ka edhe një pikë tjetër ku thotë se nëse konsumatori, klienti nuk është korekt me pagesën e faturës së energjisë elektrike të konsumuar pas një periudhe kohore 3-6 muaj i ndërpritet lidhja e funizimit me energji elektrike.
Pse zoti Balla nuk e keni ngritur zërin për kto padrejtësi që i janë bërë popullit që ju solli në pushtet?
Pse qeveria jote po burgos dhe po keqtrajton qytetarët që nuk kanë paguar energjine e vjedhur sipas jush?!
Pse zoti Balla, para se ta detyroni të shes lopën fshatari, nuk i kërkoni llogari entit të shitjes së energjisë se, pse për 20 vjet rrjesht nuk ja ka ndërprerë lidhjen sipas kontratës konsumatorit, por i kërkon të paguaj mbase edhe ato që janë falur nga qeveritë e kaluara?
Pse Institucioni i Energjisë Elektrike nuk e ka furnizuar me energji sipas sandartit dhe kontratës konsumatorin?
Për çfar energjie duhet të paguaj qytetari, për energjinë e munguar e cila në shumë vende dhe shtëpi mungonë ende edhe sot?
Kush e ka vjedhur energjinë i nderuar deputet, ai që nuk kishte as Televizor, apo miqtë tuaj që kishin fabrika dhe industri?
Po tu kishte zgjedhur populli do tu thoja u lumtë se mirë ja bëni, se siç ka thënë Çurçilli çdo popull ka atë qeveri që meriton. Por në rastin konkret nuk ka vend shprehja e Çurçillit, pasi ju u kan zgjedhur militantët dhe ato meritojnë këtë qeveri, populli e di shumë mirë se nuk ju ka votuar dhe nuk mori pjesë fare në votime.
Jeni qeveri e 20-25% të shqiptarëve se 60% nuk begenisën fare ti drejtohen kutisë së votimit ashtu siç dëshironit ju.
Por me që jeni të gjithë deputetë të zgjedhur me lista emërore nga kryetarët dhe populli i thjeshtë nuk ju votoj, nuk do ta ngarkoj me faj, pjesën më të madhe të tyre ju e quani hajdut të energjisë, por jo mëkatarë të votës. Pyetja që limd është: Kur do tu jepet e drejta e votës të gjithë shqiptarëve?
Kur do të zgjedhim një qeveri që të dal nga populli dhe ti shërbej popullit? Kjo mendoj është tepër e vështirë me këtë klasë politike që ka Shqipëria. Jetojmë në botën e çudirave. Hajduti thërret kapeni hajdutin!
Ja komenti i Ballës:
“Per ata qe ndoshta e kishin harruar, sot ripane fytyren e vertete te nje partie qe krimin e ka program te partise, dhunen e kane statut, liderin dhe kryeliderin hajdut. Dhuna dhe dhunuesit te fotografohen dhe te identifikohen te gjithe.
Ligji te godase me force. Policia dhe prokuroria te bejne detyren ne kushtet shkaterrimit te prones publike. Faturen e demeve nuk duhet ta paguaje buxheti i shqiptareve, faturen ta paguaje frymezuesi dhe kryefrymezuesi i dhunes.
PD te demshperbleje demet. Lulzim Basha dhe Sali Berisha na rikonfirmuan sot se dekriminalizimi duhet te filloje pikerisht me keta dy.
Protesta e sotme ishte protesta e atyre qe rrisnin kanabisin ne Lazarat, ishte protesta e atyre qe vidhnin energjine elektrike, ishte protesta e atyre qe nuk paguajne taksat, ishte protesta e ishministrave te korruptuar, per te cilet drejtesia ende po vonon. Protesta e sotme kishte shume fytyra njerezish ne kerkim nga drejtesia. Ja pse duhet reforma ne drejtesi.
Qe krimi te mos ngreje me dore kunder shtetit. Ja pse PD nuk e pranon reformen ne drejtesi, sepse kjo parti eshte peng i njerezve te inkriminuar. Ja pse ne socialistet kemi pergjegjesine historike ta bejme sa me shpejt kete reforme.
E vetmja rruge qe e shpeton kete vend nga njerez qe vrasin kur jane ne pushtet dhe shkaterrojne kur populli i denon te qendrojne ne opozite. Dy fjale Lulzim Bashes. Zeri yt i cjerrur eshte njelloj si partia e babit qe te beri kryetar. Ti Lul u dogje sot”.





