Sekretari Amerikan i Shtetit telefono Ministrin e Jashtëm shqiptar Bushati

KMA NEWS / Sekretari Amerikan i Shtetit telefono  Ministrin e Jashtëm shqiptar Bushati

Ministri Për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka zhvilluar një bisedë të papritur telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, telefonatë kjo që vjen pas dëbimit të 2 diplomatëve iranianë, përfshi edhe vetë ambasadorin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i telefonoi mbrëmjen e së premtes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati “për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy funksionarvëe iranianë, mes të cilëve dhe ambasadorin e Iranit, në përgjigje të një komploti të sponsorizuar nga Irani, për të realizuar një sulm terrorist në Shqipëri”, njoftoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Paladino.

Më herët përmes një postimi në Twitter, ministri Bushati kishte shkruar mbi bisedën telefonike me Sekretarin Pompeo ““Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin Mike Pompeo, i cili falenderoi Qeverinë Shqiptare për lidershipin në marrjen e veprimeve kundër praktikës së papranueshme diplomatike. Nënvizoi forcat e bashkimit të Shqipërisë me vendet e tjera evropiane për të mbrojtur sigurinë evropiane kundër të gjitha veprimtarive keqdashëse të pushteteve të tjera”, shkruan Bushati.”.

Ndërsa në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit theksohet gjithashtu se “pas arrestimeve të fundit të cilat ndërprenë planet e thurura nga Irani në Danimarkë dhe në Francës, veprimet e Shqipërisë, dërgojnë një mesazh të qartë se terrorizmi Iranian është i papranueshëm në tokën europiane”.

Sekretari Pompeo uroi Ministrin Bushati dhe për marrjen nga ana e Shqipërisë të Presidencës së OSBE-së në vitin 2020. “Mezi ç’presim të punojmë me Shqipërinë në OSBE, për të mbrojtur vlerat perëndimore”, përfundon njoftimi mbi bisedën mes Sekretarit amerikan të Shtetit dhe ministrit të Jashtëm shqiptar Bushati.

Vendimi për dëbimin e dy diplomatëve iranianë u njoftua të mërkurën, duke shpjeguar se ata “dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend” dhe se për këtë vendimin qeveria shqiptare ishte “konsultuar me vendet aleate”. Dëbimi i tyre u përshëndet menjëherë nga autoritetet më të larta amerikane, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ju drejtua me një letër përgëzimi kryeministrit shqiptar Edi Rama.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img