GAZETA E LONDRES – Sekretari i Jashtëm i Mbretërisës së Bashkuar David Cameron do të viziton sot Tiranën
Ish Kryeministri, aktualisht Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Cameron do të vizitojë sot Tiranën. Kjo është vizita e parë e tij në vendin tonë.
Ndërkohë kryeqyteti është stolisur me flamuj të Britanisë së Madhe, një poster gjigand i sekretarit britanik është vendosur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Kameron mbërrin në vendin tonë rreth orës 11:00 në Aeroportin Nene Tereza, ku do te pritet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Në orën 12:00, Kameron do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, ku pritet të dalin edhe në një konference për mediat.
Pas takimit me kryeministrin, rreth orës 14:30 Kameron do të takohet me presidentin e Republikës, Bajram Bega.
Në fokus të vizitës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak pritet të jetë çështja e emigranteve, zbatimi i marrëveshjes mes dy qeverive si dhe rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe.
Kujtojmë se disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.





