Sekuestrohen 360 mijë euro pasuri e përfituar nga droga

KMA NEWS / Sekuestrohen 360 mijë euro pasuri e përfituar nga droga

Sekuestrohen 360 mijë euro pasuri në Vlorë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e disa pasurive që rrjedhin nga burime jo të ligjshme.

NJOFTIMI

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme:

▪2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë

▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪1 automjet tip BMW.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit po vijon punen per gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img