Shabani, zhurma e rreme dhe hipokrizia e vërtetë politike

GAZETA E LONDRES – Shabani, zhurma e rreme dhe hipokrizia e vërtetë politike

Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka shpërthyer një stuhi reagimesh në rrjete sociale dhe në opinionin publik. Në qendër të kësaj vale akuzash është Endri Shabani, sulmuar si i “shitur”, “tradhtar”, “i blerë”, e cilësime të tjera që i shërbejnë vetëm tymnajës politike, jo së vërtetës. Sepse nëse do të nisnim nga faktet, shumë prej atyre që sot bërtasin më fort do të heshtnin.

E vërteta e parë është kjo:

Endri Shabani u propozua nga Partia Demokratike.

Pra nga e njëjta Parti Demokratike që sot e përdor emrin e tij si armë politike dhe e shpall tradhtar, pavarësisht se vetë e çoi kandidaturën në procedurë.

Ironia arrin kulmin kur PD e paraqet si “vegël të Ramës”, ndërkohë që po PD e firmosi, e propozoi dhe e dërgoi për votim.

Ky nuk është thjesht absurditet politik; është hipokrizi e pastër. Dhe kur hipokrizia vjen nga një opozitë që pretendon moral, dëmi është dyfish: për qytetarët dhe për vetë debatin demokratik.

“Heronjtë” e rremë të kauzave të rreme

Ndërkohë që Shabani sulmohet si “i shitur”, disa figura të tjera ngrenë veten në qiell me heroizma të rreme. Adriatik Llapaj i shndërruar në “shpëtimtar të Shqipërisë” nga mbështetësit e tij, ka tentuar hapur të çojë familjarë e të afërm të tij në kuvend përmes listave të mbyllura. Kjo nuk u bë kurrë objekt i një revolte morale. Përkundrazi, publiku u mblodh rreth tij sikur të kishte zbuluar formulën e shpëtimit kombëtar.

Ky lloj selektiviteti etik është i rrezikshëm. Ai tregon se problemi nuk është morali politik, por objektivi politik. “Tradhtar” quhet ai që nuk i shërben axhendës së dikujt. “Hero” shpallet ai që i shërben.

Zëri që bojkotohet: Arlind Qori

Në kontrast, një figurë që flet hapur për oligarkinë dhe korrupsionin e qeverisë me emra e mbiemra si Arlind Qori, bojkotohet nga mediat e mëdha. Jo rastësisht. Sepse ai prek nervin e sistemit, jo periferinë e tij. Ai shqetëson pronarë mediash, biznesmenë të lidhur me pushtetin dhe një elitë të tërë që jeton nga qarkullimi i privilegjeve.

Fakti që Qori censurohet, ndërsa debate të kota rreth Shabanit amplifikohen, tregon se kush kontrollon vërtet vëmendjen publike.

Dhe çfarë faji ka Shabani?

Endri Shabani nuk është figurë e dalë nga një lëvizje qytetare autentike. Ai është produkt i sponsorizimeve politike të njohura, sidomos në fazat e para të angazhimit të tij me shoqatën Nisma Thurje. Por ai s’ka faj që PD e propozoi. As që Kuvendi e votoi. As që partitë duan tani t’ia ngarkojnë atij përgjegjësinë e vendimeve të veta.

Ky është një rast tipik shqiptar: e fusim dikë në lojë vetë, e përdorim për interesa të momentit, dhe pastaj e shpallim armik, për të mbuluar dështimet tona.

Kush është armiku i vërtetë?

Në një vend ku qeveria po konsolidon kontroll pothuaj monist mbi institucionet, është tragjik komike të shpenzojmë energji për të sulmuar individë periferikë.

Nuk është Shabani ai që po kap institucionet.

Nuk është ai që po mbyll mediat.

Nuk është ai që po forcon oligarkët.

Është sistemi politik, që opozita e sotme dhe e djeshme e kanë ndërtuar bashkë. Dhe është pikërisht ky sistem që ka interes të krijojë armikun e rremë, për të shmangur pyetjet e vërteta.

Nëse dikush dëshiron ndryshim, rruga është e qartë:

bashkohuni me protestat reale, jo me spektaklin e radhës politike.

Lëvizja BASHKË dhe zëra si Arlind Qori sfidojnë rrënjët e sistemit, jo hijet e tij.

Gjithçka tjetër është thjesht zhurmë. Dhe zhurma është armiku ideal i të vërtetës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img