SHBA dhe Japonia reagojnë pas hedhjes së raketës nga Koreja e Veriut

KMA NEWS / Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dënoi lëshimin më të fundit të një rakete nga Korea e Veriut. Ai e quajti veprimin “absolutisht të patolerueshëm”, ndërsa Presidenti Donald Trump e siguroi Japoninë se ka mbështetjen 100% të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Abe bëri një koment të shkurtër në orët e vona të ditës së djeshme, ndërsa u shfaq për një konferencë shtypi të minutës së fundit në Florida së bashku me Presidentin Trump.

“Lëshimi më i fundit i një rakete nga Korea e Veriut është absolutisht e patolerueshme. Korea e Veriut duhet të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit.”

Presidenti Trump u tregua edhe më lakonik dhe i prerë.

“Dua ta kuptojnë të gjithë dhe ta dinë mirë se SHBA-ja qëndron 100% pas aleates së saj, Japonisë.”

Prova koreanoveriore mendohet se është një sfidim për administratën Trump.

Dy udhëheqësit patën kaluar ditën në pronën luksoze të zotit Trump, Mar-a-Lago, në Florida, duke luajtur golf dhe duke darkuar së bashku me bashkëshortet.

Lëshimi i raketës nga Korea e Veriut është i pari që kur zoti Trump u bë President. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, raketa u nis në mëngjesin e djeshëm, nga baza ajrore Banghyon, në provincën perëndimore të Pyonganit të Veriut, dhe fluturoi në drejtim të lindjes dhe drejt Detit të Japonisë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img