SHBA përshpejton dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore NASAMS në Ukrainë

GAZETA E LONDRES – SHBA përshpejton dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore NASAMS në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë dërgimin e sistemeve të sofistikuara të mbrojtjes ajrore NASAMS në Ukrainë, tha të martën zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pas breshërisë së goditjeve me raketa nga Rusia në dy ditët e fundit.

Presidenti amerikan Joe Biden i premtoi Presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskiy në një telefonatë të hënën se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin mbrojtjen ajrore të vendit të tij, ndërsa ukrainasit qëndronin në strehime për t’u mbrojtur nga sulmet në Kiev.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar deri më tani dërgimin në Ukrainë të tetë sistemeve të avancuara kombëtare të raketave tokë-ajër (NASAMS). Dy pritet të dorëzohen së shpejti dhe gjashtë të tjera në një periudhë më të gjatë kohore.

“Mendojmë se dy të parët do t’i çojmë atje në të ardhmen shumë të afërt,” tha zoti Kirby gjatë një konference për gazetarët. “Natyrisht jemi të interesuar të përshpejtojmë dërgimin e sistemeve NASAMS në Ukrainë sa më shpejt që të mundemi.”

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 16.8 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që kur Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës më 24 shkurt dhe kanë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës për veprimet e saj në Ukrainë.

Pritet reagimi zyrtar i policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyes së kësaj tragjedie të rëndë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img