SHBA: S’ka shenja jashtëtokësorësh në objektet fluturuese të rrëzuara. Por s’përjashtohet…!

GAZETA E LONDRES – SHBA: S’ka shenja jashtëtokësorësh në objektet fluturuese të rrëzuara. Por s’përjashtohet…!

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ka asnjë shenjë të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve, pas rrëzimit të një sërë objektesh të paidentifikuara në hapësirën ajrore mbi Amerikën e Veriut.

“E di se ka pasur pyetje dhe shqetësime lidhur me këtë çështje, por jo nuk ka. Sërish e them, nuk ka shenja të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve gjatë këtyre rrëzimeve të fundit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Ndërsa komandanti i Komandës Veriore të SHBA-së, gjenerali Glen VanHerck tha se nuk kishte asnjë tregues për ndonjë kërcënim.

“Por unë nuk do t’i kategorizoj si balona. Ne i quajmë objekte për një arsye,” tha ai.

Të dielën, një gjeneral i forcave ajrore të SHBA-së tha se ai nuk mund të përjashtojë alienët apo ndonjë shpjegim tjetër.

Zyrtarët amerikanë thanë po ashtu se ende nuk ka arritur të identifikojnë objektet që fluturuan mbi Amerikën e Veriut.

Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se kontrolli më i rreptë i hapësirës ajrore mund të shpjegojë detektimin e objekteve fluturuese, por ende ata nuk kanë vlerësuar se ka rrezik për njerëzit në tokë nga këto objekte.

Sipas tij, këto objekte të paidentifikuara nuk kanë dhënë indikacione se kishin aftësi të manovrimit.

Brenda tetë ditësh, SHBA-ja ka rrëzuar katër objekte fluturuese, përfshirë edhe një balonë kineze, që Uashingtoni thotë se është përdorur për qëllime spiunazhi.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img