SHBA – Ukrainë marrëveshje të re sigurie 

GAZETA E LONDRES – SHBA – Ukrainë marrëveshje të re sigurie

Presidenti Joe Biden dhe presidenti Volodymyr Zelensky do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe sigurie mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të enjten, kur të takohen në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të Grupit të Shtatëshes në Itali. Kjo synon t’i dërgojë një sinjal të qartë Rusisë për vendosmërinë amerikane në mbështetje të Kievit, u shpreh Shtëpia e Bardhë ndërsa presidenti Biden po udhëtonte drejt Evropës.

Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha se marrëveshja nuk do të angazhojë drejtpërsëdrejti forca amerikane përballë sulmit të Rusisë – një vijë e kuqe kjo e përcaktuar nga presidenti Biden, i cili nuk dëshiron tërheqjen në një konflikt të drejtpërdrejtë me një fuqi bërthamore. Njoftimi për këtë marrëveshje të re u bë ndërsa presidenti Biden shkon për në takimin e nivelit të lartë të vendeve më të mëdha demokratike të botës, me një ndjesi të shtuar urgjence për të arritur rezultate, përfshirë shfrytëzimin e pasurive të ngrira ruse prej miliarda dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë sulmin e makinerisë ruse të luftës.

Jake Sullivan
Jake Sullivan

“Duam të demonstrojmë se Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Ukrainës, se u qëndrojmë përkrah dhe se do të vazhdojmë t’i ndihmojmë për të përmbushur nevojat e tyre të sigurisë”, tha zoti Sullivan, duke shtuar se “kjo marrëveshje do të tregojë vendosmërinë tonë”.

Zoti Sullivan informoi se marrëveshja e re ka marrë tashmë miratimin e 15 vendeve të tjera. “Nëse Vladimir Putini mendon se mund të mbizotërojë përballë koalicionit që mbështet Ukrainën, ai gabohet”, tha zoti Sullivan.

Presidenti Biden mbërriti në Itali në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës. Takimi i nivelit të lartë fillon të enjten ndërsa në mbarë Evropën partitë e së djathtës së skajshme fituan në mënyrë befasuese terren në zgjedhjet e sapopërfunduara për Bashkimin Evropian. Këto fitore, të gërshetuara me zgjedhjet e ardhshme në Britani, Francë dhe Shtetet e Bashkuara, kanë tronditur sistemin politik global dhe i kanë dhënë rrjedhimisht më shumë peshë takimit të këtij viti të G7-ës.

 

Takimi i këtij viti vjen tre vite pasi presidenti Biden deklaroi në takimin e tij të parë të G7-ës se Amerika ishte rikthyer si një vend udhëheqës në botë, pas problemeve në të cilat hasën aleancat perëndimore gjatë periudhës kur ishte president Donald Trump-i. Në varësi të rezultateve të zgjedhjeve të këtij viti, ekziston mundësia që ky mund të jetë takimi i fundit i nivelit të lartë i G7-ës për presidentin Biden dhe udhëheqës të tjerë që marrin pjesë.

 

Presidenti Biden dhe homologët e tij nga Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia do ta shfrytëzojnë këtë takim të nivelit të lartë për të diskutuar ndër të tjera për sfida si inteligjenca artificiale, emigracioni, rigjallërimi ushtarak i Rusisë dhe fuqia ekonomike e Kinës. Papa Françesku, presidenti ukrainas Zelensky dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të marrin gjithashtu pjesë në takimin në Borgo Egnazia, në rajonin jugor italian Puglia.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img