Shefat e shtabeve të vendeve të Natos nisin takimin në Tiranë: Përshëndet kryeministri Rama

KMA NEWS / Sot në Tiranë ka nisur takimi i Komitetit Ushtarak të Natos, i cili ka bërë bashkë Shefat e Shtabeve të përgjithshme të vendeve anëtare. Në hapje të takimit të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në fjalën e tij kryeministri, Edi Rama nënvizoi rolin që NATO ka patur dhe ka për Ballkanin: “Ky rajon është sot pasqyra më kuptimplotë e influencës së Natos në konsolidimin e përspektivës së paqes stabilitetit e demokracisë brenda për brenda vetë vendeve që janë pjesë ose aspirojnë të bëhen pjesë e këtij klubi”.

Kryeministrit shqiptar vlerësoi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, ku një sërë vendesh sapo kanë dalë nga zgjegjet e reja politike, ndrësa nënvizoi përpjekjet e sukseshme kundër shfaqjeve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. “Tani është koha më e mirë që ky moment i krijuar, të shfrytëzohet për thellimin e mëtejshëm të proceseve integruese në rajon që konsiderohen si alternativë e vetme për një të ardhme të sigurt për të gjithë popujt e rajonit dhe ne besojmë fort se vetëm integrimi i plotë euroatlantik i vendeve të mbetura ende jashtë është rruga për stabilitetin e stabilizimin e Ballkanit por dhe vetë Europës”, u shpreh zoti Rama.

Pavarëisht burimeve të kufizuara, Shqipëria, njoftoi kryeministri do të jetë gjithnjë e gatshme të angazhohet në misionet e Natos kudo që të jetë e nevojshme.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e latë ushtarak do diskutojnë mbi zbatimin e mëtejshm të konceptit të “Projektimit të stabilitetit”, me fokus mbi arritjen e objektivave strategjik afatshkurtër dhe afatmesëm dhe koherencën e aktiviteteve të Aleancës. Në këtë kuadër do të analizohet përparimi i bërë në luftën ndaj terrorizmit, angazhimi në Irak dhe gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komiteti pritet të japë rekomandimet e tij për vazhdimin e misionit Resolute Support, në Afganistan ku siç u shpreh kryetari i Komitetit ushtarak të Natos, gjenerali çek Petr Pavel “situata e sigurisë në terren mbetet ende sfiduese”. Po ashtu do të diskutohet dhe për misionin e KFOR-it në Kosovë “i cili do të zgjasë sa të jetë e nevojshme”.

Dje gjatë takimeve me përfaqësuesit e lartë ushtarakë të Natos, ministrja shqiptare e Mbrojtjes Olta Xhaçka, bëri të ditur “vullnetin e qeverisë shqiptare për të shtuar me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support, në përgjigje të kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin”.

Mbledhja e Komitetit ushtarak të Natos pritet të mbyllet pasdite vonë, kur të jetë zgjedhur edhe drejtuesi i ri i këtij organizmi, i cii do të marrë detyrën në Qershor të vitit të ardhshëm.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img