KMA NEWS / Shembet hoteli në Durrës, punohet për nxjerrjen e njerzve nga rrënojat
Tërmet i fuqishëm që ra sot në Shqipëri ka shkaktuar dëme të shumta me viktima dhe dëme materiale kryesisht në Thumanë, Durrës dhe zonën e Plazhit të Durrësit.
Sipas informacioneve të deri tanishme në zonën e Plazhit në Durrës një hotel, me emrin “Mianmar”pothuajse është shembur plotësisht. Siç raportohet nën rrënoja ka ende njerëz dhe po punohet për nxjerrjen e tyre.





