Shkarkohet nga puna në RTSH kompozitori i njohur David Tukiçi

KMA NEWS / Kompozitori i njohur shqiptar David Tukiçi është shkarkuar nga puna në RTSH. Lajmin e ka dhënë vëllai i tij nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook.

Genc Tukiçi shpreh keqardhjen për shkarkimin e vëllait të tij nga puna, pas një eksperience 35-vjeçare.
Ai thotë se vendimi për shkarkim erdhi nga Drejtoria e Radio Televizionit Shqiptar dhe nuk kishte asnjë motiv.
Te dashtun miq

Do te doja te ndaj me ju indinjaten lidhur me vendimin e Drejtorise se pergjithshme te Radio Televizionit Shqiptar per pushimin nga puna , pa asnje motiv, te vellait tim David Tukiçi.

Dua tju shkruaj me rrealizem dhe sinqeritet per Davidin , jo si vellai im, por per Davidin si nje muzikant me shume vlera , si figure artistike e Kombit Shqiptar, duke ruajtur edukaten dhe modestine qe prinderit tane na kane mesuar.

Ne rastin me te mire , vendimi i drejtorise se RTSH , me duket i pashpjegueshem dhe ne rastin me te keq , do ta konsideroja amatoresk, dashakeq, pse jo …edhe injorant….

Davidi punon ne RTSH qe nga viti 1983 , duke kontribuar me punen e tij krijuese ne te gjitha zhanret ….ka kompozuar opera , simfoni,dhe shume vepra vokale dhe instrumentale , te interpretuara ne Shqiperi dhe neper bote…12 vjeç, fitues si kengetar i çmimit te pare i festivalit te RTSH dhe me pas si kompozitor me kenget “Mire se vjen dit’ e ré” , Sagapo te dua” etj…mbas disa vitesh ne Itali , ku me dekret te Presidentit te Italise i akordohet Qytetaria e Nderit( me motivacion,per kontributin qe Davidi ka dhene me krijimtarine e tij , per rrezatimin e kultures dhe muzikes neper bote..) ai rikthehet ne Shqiperi , ne RTSH, ku ai ka vazhduar te punoje i palodhur… po ,i palodhur , kte gja te gjithe e dine …qe nga polici i radios deri tek muzikantet …modest dhe i ndershem …motoja e tij, pasioni per punen,krijimtarija muzikore, rrespekti per te tjeret……i dipllomuar ne Paris ne nje nga shkollat me te mira ne planet…ai nuk i njeh fjalet ” i paarritshmi “, “gjigandi”…qe rendom i akordohet shume muzikanteve ne Shqiperi…

Davidi, qe njeh shkelqyshem zanatin e tij, me CV-ne qe ka , do te punesohej nga çdo institucion artistik kudo ne bote, 4 vjet para se ai te mbushe moshen e pensionit, pushohet nga puna nga Drejtoria e RTSH, intitucion ku ai eshte rritur, ka kontribuar dhe ….pushuar!!!

Davidi, me zotnillekun e tij nuk do te me lejonte te shkruaj keto rreshta …por une mendoj qe rasti i Davidit duhet te sherbeje si shembull ne pejsazhin e kultures dhe muzikes shqiptare ku siç thojne ne Shkoder, mos te kete ma loje rrenash..,

Te dashtun miq….kerkoj nga ju jo vetem mbeshtetjen morale por edhe rreale , qe Davidi te mund te punoje ne zanatin e tij….do te shihni se ai , kudo qe punon , nderon vehten dhe te tjeret…

Juaji Genc Tukiçi

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img