Shkatërrimet e uraganit në ishujt Florida Keys

KMA NEWS / Kur Uragani Irma me erëra me shpejtësi 209 kilometra në orë goditi ishujt Keys të Floridës, që janë pika më jugore e Shteteve të Bashkuara kontinentale, shumica e banorëve ishin evakuuar, por jo të gjithë. Shtatë njerëz humbën jetën vetëm në distriktin e ishujve; tani banorët janë duke parë për herë të parë dëmet dhe po kuptojnë se shëpitë e tyre nuk kanë për të qenë kurrë më si më parë:

Kur zyrtarët urdhëruan evakuimin e njerëzve nga Ishujt Keys të Floridës, disa banorë zgjodhën të mos largohen nga shtëpitë e tyre, disa për të ndihmuar të tjerët, disa me mendimin se mund ta përballonin stuhinë, që kur goditi zonën e tyre, ishte një uragan i kategorisë së katërt.

“Ishte si zhurma e një treni që afrohej, vazhdimisht afrohej…– thotë një banore.

“…Akoma dëgjoj erën e frikshme, si të ishte një regjistrim…”– thotë një tjetër banor.

Me rihapjen e autostradës “Overseas Highway”, banorët, të cilët ishin larguar, kur u kthyen mbetën pa frymë, ata nuk gjenin fjalë për të përshkruar dëmin e shkaktuar…

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të kishte qenë kaq keq…”– thotë një banor.

Kthimi në shtëpi pas një fatkeqësie natyrore është një përpjekje e jashtëzakonshme për cilindo. Gjen humbje materiale, por edhe ndjesinë e mirënjohjes që komuniteti i fqinjëve, miqve dhe familajrëve ka ndryshuar përgjithmonë.

“Këto janë shtëpitë tona verore. Disa prej nesh ishin vendosur këtu përgjithmonë, pra ishin shtëpitë e tyre të vetme, por tani nuk ka mbetur më asgjë…”– thotë një banor.

Billy Quinn,” i njohur si “The Kid”, shtëpia e të cilit u shkatërrua, thotë se ai është me prejardhje punëtorësh. Ai bën thirrje që të mbërrijë sa më parë ndihma federale:

“Ne jemi ata që kanë për ta ndërtuar këtë vend. Askush me Mercedes nuk ka për të ardhur këtu për të rindërtuar. Ne jemi ata që me vendosmërinë tonë do t’i rindërtojnë përsëri shtëpitë tona”, – thotë Billy Quinn.

Jo larg shtëpisë së saj, Dixie Crystal Mathews sheh ngritjen e flamurit amerikan mbi det – një simbol për të se ndihma është duke ardhur:

“E dua shumë flamurin tonë. Është flamuri më i bukur në botë. Tani e dimë se gjithshka ka për të shkuar mirë.”– thotë ajo.

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë vizitojnë në Florida zonat e prekura nga stuhia

Gjatë një vizite të enjten në Floridën e shkatërruar nga uragani, Presidenti Donald Trump vlerësoi punën e personelit të emergjencës dhe të ushtrisë, si përgjigje ndaj uraganit Irma, që shkaktoi dëme të mëdha ndërsa goditi javën e kaluar shtetin jugor amerikan.

“Të gjithë bënë një punë të shkëlqyer”, – tha presidenti Trump në Fort Myers, ndalesa e tij e parë gjatë vizitës me dy ndalesa në Florida.

Stuhia shkaktoi të paktën 25 të vdekur në Florida dhe Presidenti vlerësoi punën e ekipeve të emergjencës, që parandaluan viktima të tjera.

Për Presidentin Trump dhe Nënpresidentin Mike Pence, vizita e sotme në Fort Myers dhe Naples në bregun jugperëndimor të Floridës ofron mundësinë që ai të shohë vetë se si njerëzit po e përballojnë gjendjen e krijuar nga Uragani Irma dhe se si kanë reaguar autoritetet federale. Stuhia i goditi fuqishëm të dy qytetet me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyer, që shkaktuan përmbytje masive.

Presidenti ka në plan të takohet edhe me disa nga banorët që po i ndjejnë më tepër pasojat e stuhisë së fuqishme.

Ai tashmë e ka deklaruar Floridën zonë të fatkeqësisë natyrore, një vendim që mundëson dhënien e menjëhershme të fondeve të rimëkëmbjes.

Zyrtarët thonë se do të duhet një kohë e gjatë për të riparimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani, që shkatërroi gjithashtu disa ishuj të Karaibeve.

Përparësi është rikthimi i energjisë elekrtike për 3 milionë banorë të shtetit, të cilët vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike. Kompanitë e energjetike thonë se kthimi i energjisë mund të marrë një javë ose më tepër.

Zyrtarët po ashtu janë duke zhvilluar hetime lidhur me vdekjen e 8 të moshuarve në një azil në qytetin Hollywood, në se mungesa e ajrit të kondicionuar ishte shkaku i vdekjeve.

Guvernatori i shtetit Rick Scott, tha se është duke u zhvilluar një hetim kriminal, pasi siç duket azili nuk ka patur energji elektrike që në momentin që qyteti u godit nga stuhia. Nuk është e qartë përse gjeneratorët nuk funksionuan për ta mbajur të freskët temperaurën në ndërtesë.

Scott i urdhëroi autoritetet të kontrollonin edhe azilet e tjera të shtetit. Nga kontrollet doli se 150 nga 700 azilet që ka Florida, ende të mërkurën ishin pa energji elektrike.

Në ishujt Florida Keys, zona më e goditur nga stuhia, qindra njerëz qëndronin në radhë në parkingun e një qendre tregtare për të marrë ushqime dhe ujë, që i shpëndanin ushtarët e Rojes Bregdetare.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img