Shkëlzen Berisha përplaset me Taulant Ballën: Ti mbetesh palaço i Ramës, je shpifës

KMA NEWS / Shkëlzen Berisha përplaset me Taulant Ballën: Ti mbetesh palaço i Ramës

Komisioni hetimor parlamentar për çështjen “CEZ” u mblodh sërish sot pasdite, ku ishte thirrur si dëshmitar Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Për të tretën herë radhazi, ka dështuar dhënia e dëshmisë nga ana e Shkëlzen Berishës pasi ky i fundit refuzoi të bënte betimin përpara komisionit. Berisha ka përsëritur deklaratat e tij ndaj Taulant Ballës si shpifës i dënuar me vendim gjykate. Pas disa minutash debati mes Ballës e Berishës, djali i ish-kryeministrit është larguar nga mbledhje me kërkesë të kryetarit të komisionit. Berisha i është drejtuar Ballës me fjalët “palaço i Ramës”.

Berisha: Balla ha bukë si shpifës është në konflikt interesi, dhe e vërteta për taksat

Berisha: Balla ha bukë si shpifës është në konflikt interesi, dhe e vërteta për taksat
Në një prononcim për mediat jashtë komisionit hetimor, Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministruit Berisha, u shpreh se është i gatshëm që të dëshmojë sa herë të jetë e nevojshme, por jo nën drejtimin e Taulant Ballës i cili është dënuar nga gjykata për shpifje.

Ai madje e ka quajtur teatër politik të organizuar nga Edi Rama komisionin hetimor për CEZ të drejtuar nga Taulant Balla.

“Thirrja ime për herë të katër është një teatër politik i organizuar nga Edi Rama. Kam ardhur këtu 4 herë për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve. Kam patur vetëm një kërkesë, që gjatë dëshmisë komisioni mos drejtohej nga një person i dënuar për shpifje ndaj meje. Përgjigjia ka qenë një shkelje e vazhdueshme. I dënuari është në konflikt interesi. E keni parë publikisht se si ka shkelur procedurat e komisionit dhe ka hedhur poshtë kërkesën time pa u shqyrtuar dhe e patë se si u detyrua të tërhiqej me turp. Këtu kemi të bëjmë me një provokim. Edhe njëherë tjetër kam ardhur këtu për të dhënë dëshminë time dhe do ta jepja me shumë dëshirë përpara anëtarëve të tjerë të komisionit, por ky komision nuk mund të drejtohet nga një person që shkel kodin e procedurës penale dhe është në konflikt interesi”, deklaroi Shkëlzen Berisha për gazetarët.

Ndërsa për lajmin se ai nuk ka paguar taksat, Shkëlzen Berisha paraqiti një dokument dhe e quajti si shpifjen e radhës të nxjerrë nga Taulant Balla.

“Unë kam një dokument që vërteton që çdo taksë është paguar sipas kontratës. Ai atje lart është vetëm për të shpifur. Ka profesion si shpifës, jeton si shpifës, ha bukë si shpifës. Unë kam 12 vjet që bëj deklarim të pasurisë. Mjafton që t’i kërkoni ILDKP dhe gjithçka do të jetë aty”, u shpreh Shkëlzen Berisha.

Akuzat për fshehje pasurie, Berisha: Gënjeshtra paraelektorale të Ramës

Balla s’do e thërrasë më Shkelzenin në Komision por do e çojë në Prokurori

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img