Shkëmbimi i robërve mes Kievit e Moskës, lirohen dhjetra ushtarë

GAZETA E LONDRES – Shkëmbimi i robërve mes Kievit e Moskës, lirohen dhjetra ushtarë

Zyrtarët ukrainas njoftuan se dhjetëra robër lufte u shkëmbyen të shtunën. Mes tyre edhe shumë ushtarakë që patën rezistuar në qytetin Mariupol, të rrethuar prej muajsh nga forcat ruse dhe që u shndërrua në rrënoja. Pala ruse njoftoi për një “kategori të veçantë” robërish rusë të dorëzuar nga Ukraina, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Dhjetëra rusë dhe ukrainas janë rikthyer në shtëpi pas një shkëmbimi të robërve të luftës, thanë të shtunën zyrtarët e të dyja palëve.

Ndihmësi i presidentit ukrainas Andriy Yermak njoftoi me një mesazh në Telegram se ishin liruar 116 robër ukrainas.

Ai tha se ndër robërit e liruar ishin ushtarakë që kishin rezistuar në Mariupol gjatë rrethimit disa mujor që e shndërroi këtë qytet në rrënoja, si dhe luftëtarë guerilas nga rajoni Kherson dhe snajpera të kapur gjatë betejave të ashpra për qytetin Bakhmut.

Zoti Yermak njoftoi gjithashtu se i ishin dorëzuar Ukrainës trupat e punonjësve britanikë të ndihmave, Andrew Bagshaw dhe Chris Parry. Ata u vranë gjatë përpjekjeve në janar për një operacion evakuimi humanitar në Ukrainën lindore, pati njoftuar më parë familja e zotit Parry.

Zyrtarët rusë njoftuan se 63 ushtarakë rusë ishin kthyer nga Ukraina, ndër ta edhe disa të burgosur “të një kategorie të veçantë” për të cilët ishte ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deklarata e qarkulluar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ofron detaje të mëtejshme për këta robër “të kategorisë së veçantë”.

Rusia ka integruar zyrtarisht zonat e pushtuara të Ukrainës, në Distriktin Ushtarak Jugor të Rusisë, tha të shtunën Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm të zbulimit. Lajmi për këtë integrim u dha nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila njoftoi se rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson po kalohen nën komandën me tre yje me seli në Rostov-on-Don. Raporti thotë se sidoqoftë ky ndryshim “nuk duket se do të ketë një ndikim të menjëhershëm” tek sulmi i Rusisë në Ukrainë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img