Shkon në 23 numëri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri/ Gjendja po përmirësohet

SHQIPETARI NEWS / Ka shkuar në 23 numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi, pasi sot humbi betejën me koronavirusin edhe një paciente 72 vjeçare e cila kishte probleme edhe me tiroidet dhe tensionin e gjakut.

Sipas të dhënave 9 raste të reja janë zbuluar për gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 234 personave të dyshuar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 409 persona, ndërsa janë shëruar plotësisht 165 pacientë të prekur nga koronavirusi, ndërkohë  që vazhdojnë testime të përditshme, prej nga zbulohen raste të reja.

Sipas mjekut tashmë të njohur Pëllumb Peroni, shifrat e përhapjes së kësaj sëmundjeje për Shqipërinë arritën pikun gjatë kësaj jave, kështu që në ditët në vazhdim do të kemi një rënje të dukëshme dhe të kënaqëshme të kurbës.

Qytetet më të prekura janë Tirana me 208 raste, Shkodra me 49 raste dhe Durrësi me 43 të prekur dhe Fieri 37 veta. Kjo është tabela e statistikave që Ministria e Shëndetësisë ka botuar për gjithë Shqipërinë tabela-8-prill-1-1

Deri më tani, në spitalin Infektiv janë shtuar 52 të infektuar, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive. Ndërsa tek “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar, 5 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar. Ajo që bie në sy fakti se 53% e të infektuarve nga Covid-19  në vendin tonë janë meshkuj.

Autoritetet po vazhdojnë të mbajnë në fuqi masa të shtrënguara në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve me orare të reduktuara. Në rrugë qarkullojnë vetëm automjetet e shërbimeve publike, policia dhe ushtria, ndërsa janë krejt të mbyllura parqet natyrore dhe lulishtet, restorantet, lokalet dhe mjedise të tjera ku më parë kishte tubime masive të qytetarëve.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img