Shpallet “Lëvizja për Demokraci” në PS: Rama pranon se nuk u respektua statuti

KMA NEWS / Shpallet “Lëvizja për Demokraci” në PS
Ndërsa vijojn punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste mësohet se është themeluar sot “Levizja për Demokraci” brenda PS-së.
Kjo lëvizje kërkon zbatimin e statutit të partisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin.
Në krye të kësaj lëvizje është Maqo Lakrori, i cili në vitin 2009 kandidonte përballë Ramës për postin e kryetarit të partisë. Mbështetës të kësaj lëvizje janë:
Maqo Lakrori
Rexhep Meidani
Ben Blushi
Petrit Ago
Mimoza Hafizi
Suzana Hakrama
Namik Kopliku
Ndre Legisi
Petrit Ago
Suzana Hakrama

Rama e pranoi më në fund se statuti nuk u respektua për zgjedhjen e tij

Edi-Rama1Më në fund, Edi Rama e pranoi: “Po, satuti i PS nuk u respektua për zgjedhjen time”, tha ai në Asamblenë Kombëtare. Por Rama gjeti një justifikim fëminor për këtë shkelje. “Opinioni i një pakice që kërkon zgjedhje u dashka t’i nënshtrohet opinionit të një numri më të madh shokësh e shoqesh që mendon se partia nuk duhet të shkojë në zgjedhje”, u shpreh ai. Rama u përpoq në fjalën e tij të ndajë faktet nga opinionet, kur gjatë gjithë fjalimit sulmoi qëndrimet kritike të deputetit Ben Blushi. Ai tha se fakt ishte që qeveria kishte punuar mirë, ndërsa akuzat se ajo ka punuar keq ishin “opinione si ato të Saliut”. Por në rastin e statutit atij i pëlqeu t’u referohet opinioneve të shokëve e shoqeve dhe jo faktit se statuti i PS parashikon zgjedhje për kryetarin çdo 4 vjet.

Rama është gati ta fusë partinë në zgjedhje, por jo përballë Blushit

Rama-dheTaulant-BallaEdi Rama propozoi referendum brenda Partisë Socialiste, por jo një garë me Ben Blushin përballë. Pasi pranoi se Kongresi nuk mund ta rizgjedhë përsëri kryetar, Rama tha se këtë duhet ta vendosin socialistët.

“Të shkojmë në referendum. Le ta vendosin socialistët çështjen e mandatit im. As unë, as ju, as ne, as ky Kongres, por socialistët. Socialistët me votë të lirë dhe të fshehtë t’i përgjigjen pyetjes nëse mandate im duhet të ndërpritet dhe të shkojmë tek ata për të zgjedhur kryetarin me “një anëtar, një votë” apo mandate im rinovohet automatikisht, në bazë të parashikimit të ri statutory, sipas modelit laburist”.

Me këtë propozim, Rama pranoi se është gati ta fusë Partinë Socialiste në një proces zgjedhor, paralaelisht me qeverisjen e vendit, por vetë nuk do të dalë në garë për të testuar mbështetjen që ka në parti. Fjalimin para asamblesë, Rama e mbylli me shprehjen që thotë se e ka mësuar nga populli dhe jo nga Enveri “Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara”. Pas kësaj, sinjali i transmetimit për televizionet u fik. 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img