Shpërthimi i vullkanit Etna do ndikojë edhe në Shqipëri e Kosovë (Foto)

KMA NEWS / Shpërthimi i vullkanit në Siçili të Italisë pritet të shtrijë rrezen e tij ndikuese në të gjithë juglindjen e Evropës. Edhe pse ndodhemi me kilometra larg nga vendi i shpërthimit, pasojat e vullkanit që shpërtheu dje në malin Etna, do të ndihen edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Faqja e parashikimit të motit, ‘Accuweather’  ka njoftuar se shpërthimi i Etnës do të ndikojë në të gjithë juglindjen e Europës ku përfshihen të gjitha vendet si: Jugu i Italisë, pjesa më e madhe e Shqipërisë, veriu i Greqisë, e gjithë Maqedonia, jug-lindja e Kosovës, jugu i Serbisë, e gjithë Bullgaria, jugu i Rumanisë dhe veriu i Turqisë evropianë.

Sipas Meterologu Tyler Roys hiri i dalë nga vullkani, i cili po ngjitet drejt atmosferës, do të ndikojë motin në Europën Juglindore gjatë fundjavës, madje duke filluar që të enjten në mbrëmje.

“Cilësia e dobët e ajrit do të jetë një shqetësim, pasi hiri mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, veçanërisht te njerëzit e ndjeshëm. Kjo situatë mund të vazhdojë për disa ditë, për aq kohë sa do të zgjasë shpërthimi i vullkanit”, thotë Tyler Roys.

Hiri do të ngjitet në nivelet e sipërme të atmosferës dhe do pengojë rrezet e diellit në detin Jon dhe Ballkan, duke filluar nga e premtja për të vazhduar deri të shtunën. Në këtë situatë do të krijohet edhe një ‘perde tymi’, e cila do qëndrojë mbi rajonin tonë për të paktën dy ditë.

Për personat që kanë probleme me frymëmarrjen rekomandohet që të shmangen daljet jashtë shtëpisë nëse situata e ajrit rëndohet.

Hiri mund të shkaktojë edhe probleme të vogla në fluturimin e avionëve, kryesisht në rajonin e Siçilisë.

Vullkani në malin Etna është më aktivi në Europë, gjithsesi, studiuesit nuk parashikojnë rreziqe të madha nga shpërthimet.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img