Shqipëri-Turqi, nënshkruhet “Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim në fushën e Arsimit të Lartë”

KMA NEWS/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, nënshkroi sot në Turqi “Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunim në fushën e Arsimit të Lartë”, me Këshillin e Arsimit të Lartë të Turqisë.

Nënshkrimi i këtij memorandumi synon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, sidomos në fushën e arsimit të lartë, duke nxitur dhe mbështetur, ofrimin e bursave për studentët, bashkëpunimin e ngushtë për njohjen e diplomave, si dhe mbështetjen për hapjen e departamenteve të gjuhës shqipe në Institucionet e Arsimit të Lartë turke.

Ofrimi reciprok i bursave për studime universitare përbën rëndësi të veçantë për qarkullimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të studentëve, bazuar kjo në interesin e shfaqur në rritje nga studentët shqiptarë dhe turq.Shqipëri-Turqi-nënshkrim Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në fushën e Arsimit të Lartë

Gjatë takimit me kren e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë, ministrja Nikolla u shpreh se; “Lehtësimi i procedurave të njohjes së ndërsjelltë të diplomave, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin (mobilitetin) e studentëve, por dhe do të rrisë numrin e shkëmbimeve universitare.”

Nga ana tjetër ministrja Nikolla theksoi, se; “Hapja e departamenteve të gjuhës shqipe në IAL-të turke dhe mësimi i gjuhës shqipe në nivel universitar do të promovojë vlerat e popullit shqiptar dhe të shqiptarëve në Turqi, si dhe do të jetë një vlerë e shtuar në studimet kërkimore-shkencore historike dhe gjuhësore”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img