KMA NEWS / Këto ditë u zhvillua në Belgjikë, kampionati “Open Brussels” i Taewkon do ITF me pjesëmarrjen e përfaqësueseve nga 12 shtete të ndryshme, ku merte pjesë edhe Shqipëria. Përfaqësuesja shqiptare Arte Marciale “ILIRIA” e udhëhequr nga drejtuesi dhe sportisti Dashamir Lleshi arriti të renditet në vendin e dytë duke siguruar 12 medalje dhe një kupë.
Ndërohë ekipi i moshave të reja të Shqipërisë u rendit në vendin e pare në Championship Open 2016 të zhvilluar po në Bruksel, duke lënë mbrapa dhe vendin organizator Belgjiken i cili shquhet për talentet në sportin e Taewkon do. Taewkon do ITF tashmë është radhitur ndër sportet më të preferuar, ku ka filluar të tërheq shumë interesimin dhe pasionin e fëmijëve dhe moshave të reja.
Vlenë për tu vlersuar puna e shkëlqyer e Trajnerit të përfaqësueses shqiptare z.Dashamir Lleshi, i cili në një kohë record prej tre vitesh arriti të korrë një sukses të madhë në arenën ndërkombëtare. 34 vjeçari Dashamir Lleshin, nuk zhgënjen në perfomancat e tij të larta, ku jo vetëm se për tre vjet mundi të ndryshojë historinë e këtij sporti popullor, por veç punës si trajner dhe drejtues ai arriti që edhe në këtë event të rëndësishëm të zhvilluar në zemrën e kryeqytetit të Europës të marrë edhe dy medalje duke fituar dy vende të para si sportistë në ndeshje direkte. Ndërsa 25 vjeçari Idajet Lleshi emigrantë në Serres të Greqisë, përfaqësues i ekipit shqiptarë fitoj vendin e dytë dhe të tretë. Ndërkohë talenti i ardhshëm Klevis Cuka, mori një vend të pare dhe dhe një të tretë, si dhe Alesio Billa fitoj vendin e dytë dhe të tretë. Në dy luftim skuadra jonë arriti të mposht belgët duke fituar kupën.
Ajo çka bie në sy dhe lenë shum[ë për të dëshiruar është se shteti shqiptarë nuk ka investuar asnjë qindarkë për këta djelmosha që ngritën flamurin e bukur shqiptar në mes të Brukselit.
Por sot Shqipëria ndihet krenare me këto djem të talentuar rë Taewkon don ITF Shqiptare sepse po na dhurojnë emocione duke spikatur në çdo eveniment ndërkombëtar duke na sjell medalje dhe kupa.
Suksese djemve tanë dhe arritje sa më të larta!











