Shqipëria humbi ndeshjen e parë me Italinë 2-1 megjithse ishte si e barabartë në fushë

GAZETA E LONDRES – Shqipëria humbi ndeshjen e parë me Italinë 2-1 megjithse ishte si e barabartë në fushë

Kombëtarja shqiptare Kuq e Zi humbi ndeshjen e parë të Europianit 2-1 pas një ndeshje të barabartë me kampionen në fuqi Italinë. Kjo ishte ndeshja e parë për Grupin B në Europianin 2024. Në “Iduna Park” kampionët në fuqi të Evropës përmbysën kuqezinjtë, që kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondave lojë me supergolin e Nedim Bajramit i cili hyri në librin e rekordeve duke shënuar golin më të shpejtë në 17 Evropianet e zhvilluara nga UEFA. Pas pësimit të golit, Italia e Spallettit u vu në kërkim të golit dhe barazoi me Bastonin në minutën e 11-të.

Një krosim i Pellegrinit u shfrytëzua nga mbrojtësi i Interit që vendosi ekuilibrat. Por Kuqezinjtë pas pësimit të golit krijuan në far pasigurie momentale ku si rezultat vetëm pas pesë minutave lojë psoin edhe golin e dytë nga Barella.

Sërish ishte një lojtar i Interit që shënoi golin e dytë për Italinë me një të djathtë nga jashtë zone, fal dhe lëvizjes së Hysajt i cili nuk i la rreze Strakoshës që të veproi.

Tanët reaguan vetëm në pjesën e dytë dhe me Manaj patën një mundësi të artë, Manaj depërton mjeshtërisht në zonë ja kalon topin portierit mbi trup, por fati e ndihmoj Donnaruman ta devijoi topin, arbitri nuk jep korrne.

Shqipëria tashmë pret ndeshjen e dytë të grupit, të mërkurën në orën 15:00 ku do të ketë përballë kombëtaren kroate në Hamburg. Kroacia u mund nga Spanja me rezultatin 3-0. Spanja me Italinë ndodhen në kuotën e tri pikëve, ndërkohë që Shqipëria dhe Kroacia kanë zero pikë.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img