“Shqipëria në një tranzicion në tranzitim”: “Republika e Rrumpallës”

KMA NEWS – “Shqipëria në një tranzicion në tranzitim”: “Republika e Rrumpallës”

Nga Av. Agron GURABARDHI

Pjesa e dytë

Tranzicioni presupozon një përsëritje të pandërprerë të së njëjtës tablo e që e bën atë të pandryshueshme, ndonëse mund të japë informacion të ndryshëm brënda vetë tablosë.
Gjëndja kalimtare e përhershme kushtëzon në këtë  mënyrë vetë qënjen, në disa raste duke ia hequr të gjitha shpresat dhe objektivat edhe duke e kthyer në  një skllave të tranzicionit pa rrugëdalje, deri në mpirjen e plotë ku gjithcka kthehet në pandryshueshmëri absolute.
Titulli “Republika e Rrumpallës”, e merr fillesën nga realiteti i një vendi në të cilin gjithëkujt i kujtohet fakti i lejimit për një periudhe kohe të gjatë të funksionimit të “Firmave Piramidale”, i cili u bë prioriteti i gjithë shqiptarëve dhe pse jo edhe vetë pushtetarëve në kurriz të gjithçkaje dhe gjithkujt pa dallim, dhe ku më pas shteti ndërhyri duke i mbyllur ato, por që pas revoltave popullore dhe menaxhimit të keq të situatës nga politika u shoqërua me pasoja fatale me qindra e mijra te vrarë e të vdekur dhe shteti u shkërmoq.Forca politike që mori pushtetin me një arrogancë të pa imagjinueshme dhe korruptive bëri shpërndarjen e aseteve të këtyre firmave, duke i përqëndruar ato në duart e pak njerëzve që kishin pushtet.
Po kështu, vite më vonë, importimi i plehrave u bë prioritet shteteror, në kurriz të shqiptarëve, implementuar në parlament me një arrogancë fyese nga një deputet socialist, një publiku gjithnjë e më të pashpresë që revoltohet në cdo qelizë, por nuk ka çfarë të bëjë.
Gjithësesi ishte rasti i vetëm gjatë këtij tranzicioni që shoqëria civile mbisundoi e triumfoi mbi vullnetin politik e ndërkohë edhe në këtë rast pati tentativa nga aktorët politikë, ta përdornin këtë revoltë proteste civile.Shpesh ka ndodhur që hakmarrja politike kërkon ndihmën e turmës për rotacionin e pushtetit.
A nuk ishte kështu kur PS e më pas PD u futën në çadra dhe kërkonin ndimën e turmës për rokadën e pushtetit.
Arti i të thirrurit në aksion për të vërshuar turmat në shesh, nga të njëjtët personazhe të politikbërjes shkatërruese të këtyre 30 vjetëve akuzon në emër të të pambrojturve e të papërfillurve duke  kërkuar reagimin e të shkatrruarve e duke i kthyer këta të fundit në një pjesëmarrës, jo thjeshtë spektakolar.
Në katrahurën social-politike, artikulli i zërit të revoltës bëhet imperativ i kohës për të thirrur në tribunë ndërrimin e karrikeve.
Me anë të një humori të zi detyrohem të përcjell mesazhin tim si një alternativë ndaj një shurdhërie dhe pasiviteti thuajse hipnotizues të bashkëqytetarëve që kanë pranuar përfundimisht këtë “status quo” si të pandryshueshme dhe të përjetshme.
Qënia ime aktive në shërbim të ndryshimit të kësaj “ status quo-je” është qëndrimi me të cilin përpiqem të transmetoj idet e mia e të miqëve të mij që mendojnë ashtu si dhe unë.
Një qëndrim që përpiqet të influencojë mbi realitetin e shpërfytyruar nga njeriu anarkik i shoqërisë së sotme.
Në morinë e mënyrave për t’u shprehur është edhe rruga e sulmit frontal nën ndryshimin e gjithckaje të përceptuar si e ndërtuar gabim. Një shoqëri e deformuar në shkallën që shohim sot ka nevojë për një operacion të thellë, të pamëshirshëm, ka nevojë për një pasqyrë ku të shikoj veten e saj, të zbulojë gabimet dhe të gjejë mundësitë e ndreqjes.
Konkretisht si fillim i këtij opetacioni, kutia e pandorës mbetet përmbytja e Kodit Zgjedhor aktual, që sjell në krye domosdoshmërisht një sulltanat, dhe reformimi dhe zevëndësimi përnjëherëshëm i këtij Kodit Zgjedhore, ku pjesmarrjes së çdo individi dhe shoqërisë civile t’i mundësohet përballja në zgjedhje, me çdo Kryetari Partie dhe çdo pushtetari të korruptuar dhe atëhere do shohim déjà-vu në e zgjedhjeve të vitit 1991, ku Sekretari Parë i PPSH Ramiz Alia kandidoi përballë një individi të thjeshtë, dhe u zbyth me turp.
Marveshja e 2008 mes dy partive të mëdha u hoqi përfundimisht të drejtën legjitime të qënies aktor dhe faktor të vetë popullit. Ajo u përqëndrua në duart e vetëm një njeriu, i një kryetari partie, pra popullit iu vodh e drejta të zgjidhet dhe të zgjedhë përfaqësuesit e tij në Parlament, e bashkë me të iu vodh dhe shpresa për vetvendosje, nuk iu la asnjë mundësi për të zgjedhur por vetëm për të votuar. Këtë bëri Republika e Rumpallës.
Asnjë perëndi nuk mund ta çbëjë më këtë gjëndje, veç një përmbytje që duhet të fillojë nga reforma e thellë zgjedhore dhe një Kod Zgjedhor të ri, ku të përfshihen në zgjedhje dhe shqiptarët e emigruar.
Ajo që të irriton është fakti se pas çdo marrveshje të lidërve të dy partive kryesore PS-PD , e kthyer në ligj të miratuar për interesa vetëm të një grushti njerëzish, është printuar me përmasa të mëdha në faqen e parë të çdo botimi me përmbajtje Kushtetuese stema e “Republikes së Rrumpallës”, në promovimin e së cilës të ftuarëve, diplomatëve, mediave u shpërndahen kopje të Kushtetutës të kësaj Republike e cila fillon me fjalët: “Shqiperia është Republikë Parlamentare”.
Kjo Kushtetutë imagjinare e bazuar në Kushtetutën e vërtetë të një shteti jo shtet, kthehet në një akuzë të realitetit të cilin tragjikisht po e jetojnë njerëzit e këtij vëndi që pretendon t’i bashkëngjitet Evropës së bashkuar.
Argumentat e saj bazohen në konceptet e teksteve të ngjashme të çdo shpalljeje të “Vullnetit të popullit”, por e reflektuar në një pikëvështrim të cilin mendja e ndjek në rreshtat e shkruar duke provokuar thellësisht me paradoksin mes realitetit dhe dogmës, ligjit dhe antiligjit.
Në mënyrë subkoshiente mendja i aprovon ato që lexon në këtë akuzë publike.
Radikalizimi i problemeve në këtë rast, kthehet në funksion të paraqitjes se themelit të një shteti i cili është krijuar terësisht për një funksion tjetër. Me një strukturë të ndërtuar me një bazë imagjinare siç është edhe kjo “Kushtetutë” e cila kthehët në një parodi të kësajë strukture duke vënë në pikëpyetje vet ekzistencën e një bazamenti të paqënë, dhe duke i zëvëndësuar fjalët në dokument me fjalët “e verteta”, duke na e shfaqur të veshur nga lustra e zbukurimeve dhe retorikave politike.
Në këtë mënyrë vihet në dukje një fakt i çuditshëm, njeriu pothuajse gjithmonë ka vetinë që të përjashtojë veten nga një realitet që nuk i pëlqen duke kryer kështu një vet-sugjestion dhe duke vendosur veten në një situatë imagjinare që shpesh nuk ka lidhje fare me realitetin e përgjithshëm.
Kjo “Kushtetutë” mundohet të shkatërrojë këtë vet- sugjestion dhe t’i paraqesë shoqërisë realitetin mbi të cilin është shndërruar dokumenti themeltar.
Me këtë Kushtetutë të “Republikës së Rrumpallës”, me këtë legjislacion nuk jemi aspak krenarë, krejtësisht të pavetdijshëm për historinë tonë, me papërgjegjshmëri për të ardhmen, me besim tek askushi edhe tek  asnjë vlerë universale, me vendosmëri për të shkatërruar cdo gjë, përfshirë shtetin e së drejtës, anarkik dhe anti-social dhe për të mos garantuar asnjë të drejtë dhe liri themelore të njeriut, me frymën e mostolerancës, të luftës ndaj të gjithve kundër të gjithëve, me kënaqësinë për përdhosjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor, si dhe për shitjen edhe shkatërrimin e të gjithë kombit, vetëm për armiqësi, mjerim, injorancë edhe kanibalizëm shoqëror, me aspiratën shekullore të injorancës të plehrave për zhdukjen e cdo gjurme indetiteti dhe shitjen e të gjitha trojeve që kanë mbetur për tu shitur nga trungu kombëtar, me bindjen e thellë se padrejtësia, armiqësia, nënshtrimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të rracës së rrumpallave.
Eshte vendosur kjo Kushtetutë e cila me poshtë do te quhet “Kushtetuta Rrumpallës dhe e Xhunglës”.
Parimet themelore të saj janë:
1. Kjo Republikë e Rrumpallës dhe e Xhunglës” është anarki, pa ligj edhe pa rregulla loje.
2. Kjo Republikë e Rrumpallës dhe e Xhunglës” është një shtet i papërgjegjshëm dhe i paaftë edhe qeverisja bazohet në një sistem vjedhjesh, dhe hilesh nga më monstruozët të ngritur mbi dhunën e më të fortit nga kriminelët që komandojnë, e që bazohet në pabarazinë dhe kotësinë.
3.Sovraniteti i kësaj “Republike të Rrumpallës dhe e Xhunglës” i përket banditëve.
Banditët e ushtrojnë shtypjen dhe vjedhjen nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ose drejtë për së drejti.
4.Për ruajtjen e anarkisë dhe të interesave vetjake kjo “Republikë Rrumpalle dhe e Xhunglës” mund të marr pjesë në një sistem vjedhjeje kolektive, në bazë të një antiligji të miratuar me shumicën e të gjithë hajdutëve të mbledhur në një orgji.
5.Pavarësia dhe tërësia e territorit, shtypja e me të dobtëve, zhdukja e çdo dinjiteti njerëzor, heqja ose lënja sa për sy e faqe e gjoja në thonjza të drejtave dhe lirive, padrejtësia shoqërore dhe rendi mashtrues, dhuna, indentiteti pa identitet dhe humbja e cdo gjurme kombëtare, bashkjetesa e bandave si dhe shkatërrimi, dhe mjerimi i së gjithës së bashku me pakicat janë baza e këtij antishteti, i cili ka për dëtyrë ti shkel dhe kto, dhe të bëj si ti dojë qefi.
6.Padrejtësia përbën brazën e veprimtarisë të këtij legjislacioni.
Kjo “Kushtetutë”, për të fshirë “menderen” është ligji më i lartë në këtë Republikë të Rumpallës dhe të Xhunglës”.
7.Dispozitat e kësaj “Kushtetute” zbatohen o me dhunë, o me hile, përveç rasteve kur kjo “Kushtetutë” parashikon ndryshe.
Deri kur do vazhdojë kështu Shqipëria jonë?!
Së fundi mund të themi se “Republika e Rumpalles” ka të bëj vetëm me pazare politike të dy a tre forcave politike, që ka çuar vetëm në rrokadën e tyre duke uzurpuar dhe mbajtur pushtetit pafundësisht dhe pa asnjë ndeshkim për realitetin e krijuar prej tyre.
Kjo përbën tragjedinë e këtij kombi.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img