Shqipëria në një tranzicion në tranzitim”

SHQIPTARI NEWS – Shqipëria në një tranzicion në tranzitim”. Edhe sa kohë kanë nevojë shqiptarët për këtë gjëndje kalimtare?

Nga Av. Agron GURABARDHI

20200521_183452Thelbi i kuptimit të një gjëndjeje tranzitore është fakti i përkohshmërisë, një etapë e cila supozohet të bëjë kalimin nga pika nisëse në pikën përfundimtare, ku përmbushet misioni i periudhës tranzitore.
Në rastin kur etapat e kesaj përiudhë përsëriten në pafundësi, pa e përmbushur misionin e tranzicionit, ato kthehen në të përhershme ose të përjetshme duke e humbur kuptimin e kesaj periudhe.
E gjithë puna dhe aktiviteti i politikëbërjes në Shqipëri këto 30 vjet, i Parlamentit dhe Qeverisë, legjislacionet e krijuara dhe zbatueshmëria e tyre në praktikë mund të përmblidhen me termin “Aksione fallco ”.
Kjo lëvizje duhet të presupozonte pjesëmarrjen e qytetarit si një element aktiv në atmosferën tërësore  të konceptit të kësaj veprimtarie shtetërore (legjislacioni  i krijuar prej e në dobi të tij ) dhe performancës, e cila këta 30 vjet ka treguar se nuk ka qënë në dobi e në shërbim të kësaj shoqërie.
Pikat e takimit me realitetin janë aq të shumta dhe e bëjnë aq të nevojshme pjesëmarrjen e individit e të shoqërisë, si pjesë e pasqyrës së realitetit të paraqitur në këtë legjislacion, saqë ai vetë duhet ta ndjejë përmirësimin e jetës së tij, gjë që fatëkeqësisht as nuk është ndjerë dhe as nuk ka ndodhur.
Panorama e paraqitur e legjislacionit të sotëm shihet si e paplotë, paradoksale, duke orientuar njerëzit në drejtime të gabuara, të pafrenuara  të kësaj përiudhe tranzitore.
Figura e këtij legjislacioni, që si me sopatë në dorë i rri njeriut mbi kokë, duke e kërcënuar në çdo hap, është duke i bërë defacto këto ligje një kërcënim për vete shoqërinë.
Ndërkohë konceptimi i këtij legjislacioni vihet në pikëpyetje kur behet fjalë per t’u zbatuar, pasi si rrjedhoje e tij disa njerëz i kap ligji dhe dënohen, ndërkohë që  për të njëjtën vepër, të tjerë njerëz, të pushtetshëm nuk dënohen.
Por, nëse ne fshehim indetitetin, thelbësoren e ligjit,  a nuk është kjo e njëjtë dhe e mjaftueshme sikur të ishte realizuar një pabarazi në ekzekutimin jo të barasvlefshëm në persona të ndryshëm për një krim tashmë të kryer?!
Shëmbulli më tipik është ngjarja e “Gërdecit” ku pati  mbi 26 viktima, qindra te plagosur, shkatrrime të dhjetra banesave e si rezultat i këtij legjislacioni, ky krim me pasoja katastrofike nuk mundi të dënojë asnjë nga autorët e vërtetë të këtij krimi shtetëror. Demontimi i armëve ishte një prioritet që qeveria  shqiptare kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO, pasi  siç kishte deklaruar kryeministri i vendit për Agjencinë Reuters : “Pirgjet e 100 000 ton municioneve 40–50 vjeçare janë një nga problemet tona më serioze.”
Individi dhe shoqëria zhduken duke ia lënë vendin një iluzioni faktik që është i pakapshëm në rastin e zhdukjes së indetitetit të tyre, nga përjashtimi si pjesmarrës në themelet e krijimit të legjislacionit të vendit, të cilit i përkasin.
Në legjislacion paraqitet pikërisht një shtrembërim i përceptimit kolektiv, kur një gjëndje shkatërrimtare dhe e pashpresë përceptohet si një përmbushje e objektivit dhe “arritje” kur në realitet është krejt e kundërta.
Paraqitja e këtij legjislacioni në prag fushatash elektorale para zgjedhësve si fitore, kur në fakt është simbol i një shkatërrimi të pamëshirshëm të natyrës shoqërore, çuditërisht përceptohet si zhvillim, si arritje, si sukses dhe brohoritet nga grupe të ndryshme sociale.
Rezultatet e këtij legjislacioni, për rrjedhojë dhe të këtij tranzicioni, janë: largimi i njerëzve nga vëndi, varfërimi i shoqërisë, shtimi i akteve kriminale, vrasjet dhe padyshim një shkallë e lartë korrupsioni në organet e drejtësisë  dhe në të gjithë institucionet e vëndit.
Por, paradoksi nuk qëndron vetëm në faktin që dështimi dhe shkatërrimi konsiderohen si fitore, por dhe në faktin që shoqeria  është pajtuar tashmë me gjëndjen kalimtare të përhershme dhe e quan atë si pjesë të  të saj, pjesë e plotësimit të qëllimit që në vetvete e ka humbur kuptimin.
Është e njëjta situatë ireale, si në rastin e njeriut që pret me sharrë degën në të cilën po qëndron, duke ia bërë gropën vetes dhe kjo e gjitha konceptohet si sukses.
Kjo mënyrë veprimi shtron  disa pyetje dhe merr ngjyrat e një mjeshtërie por kujt i drejtohet?
Vetë pranimi i gjëndjes e bën të kotë reagimin. Për kë dhe përse?
Pas çdo skandali korrupsioni, të mbuluar nga politika padrejtësisht dhe juridikisht, të njëjtët personazhe pjesëmarrëse të tyre, të vendosur tashmë në anën e kundërt të pushtetit dhe që tentojnë vazhdimisht rrokadën, na ftojnë të mbushim sheshet dhe të ngremë dy gishtat lart.
Për kë? Përse?
Ndërkohë, një zvicerian nuk e di që ngritja e dy gishtave lart duke formuar shkronjën “V” do të thotë: “Fitore” .
Shqiptari i ëndërruar nuk e “njeh” fitoren? Sa qesharak dhe aq i
pamëshirshëm imazhi i njeriut të zhytyr në llum, një arritje në ere e cila nuk ekziston përveçse në hijen e projektuar të shkronjes “V”.
Kjo gjëndje tranzitore e përhershme nuk gjëndet vetëm në një fushe dhe moment të caktuar, atë mund ta gjesh kudo dhe kurdo. Shkurt me ironi themi: “Ne të gjithë jemi në një tranzicion të përhershëm”.
Plani i kësaj bashkëjetese, ilustrohet së fundi, me njerëz që protestojnë për shëmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë ku krejt aty ngjitur, ka njerëz që po rrëmojnë në koshin e plehrave përpara një pedonaleje luksoze. Kontrasti është i thellë dhe titulli evokon pikërisht këtë kontrast edhe situatë sureale.
Në bregdetin e Jugut, përpara një deti të mrekullueshëm, mes bimësisë natyrore edhe pishinës së një hoteli luksoz, ku  politikanët tanë, gazetarët dhe hiena të tjera të këtij soji , të cilët  fusin duart për të marrë një copë të majme nga pasuria e këtij kombi,  të cilin ata e çmojnë si plaçkë të tyre, janë dhe ata, të tjerët, që rrëmojnë koshat e plehrave për bukën e gojës, për sigurimin e ekzistencës. Ata, që me duar largojnë minjtë, të cilët koshin e kanë vendin e tyre të ushqimit. Pra kemi një kontradiktë, një luftë mes njeriut dhe kafshës, për mbijetesë.
Realiteti në këtë rast i tregon shoqërisë një Shqipëri krejt tjetër, një Shqipëri të mohuar nga politika, i tregon asaj tranzicionin e jetës së këtij njeriu që rrëmon plehrat, për të mbijetuar.
Loja e fjalëve me tituj të ndryshëm që parlamentarët i vendosin ligjeve që miratojnë në parlament, tashmë dhe pa oponencën e opozitës, hedh dritë jo vetëm në faktin e një lufte për ekzistencë, por ve në dukje dhe ironinë e kontrastit midis ambjentit ku zhvillohet e gjitha kjo, një vend luksoz në të cilin pushuesit pushtetarë e gazetarë, dhe lypsarët në të njëjtin moment dhe vend, bashkëjetojnë, kafshë dhe njerëz të kthyer në kafshë, përsëri bashkëjetojnë.
Edhe njëherë përplasemi me një tranzicion të përhershëm, ku kontrasti mes bukurisë natyrore dhe vendit të pushimeve të atyre që rrënojnë kombin, shkërmoqet me pamjen tragjike të një mbijetese therrëse që të bën të mendosh.
Në një hapësire tjetër të legjislacionit shqiptar është vendosur një grup ligjesh të pagëzuara “Veting”. Pasojat që ato po sjellin janë të tilla sa që mund të krahasohen me një konfigurim  të përbërë nga një arkivol i mbushur plot e përplot me kode e ligje apo udhëzime në kundërshtim me to.  Kjo e shpie alegorinë në një shkallë tjetër.
Dora e zezë ose dora e mëkatit, që në figurën e njeriut të përhumbur në tranzicion të përhershëm e thekson fatalitetin e kësaj gjëndje të pashpresë.
Simbolika e një arkivoli të mbushur me kode dhe ligje është e shumëanshme.
Se pari, kemi mëkatarët , pushtetarë e gazetarë, dhe disa punonjës të gjyqësorit, që e kanë kaluar gjithë jetën mes qejfeve dhe mëkateve pa u merakosur për gjykimin që do të marrin.
Se dyti, kemi mollën e ndaluar të paarritshme nga njerëzit e thjeshtë dhe pa mbështetje politike, si dhe nga ata të paaftët e kësaj bote, si në rastin e njeriut që rrëmon koshin e ndërkohë pikërisht ai kosh është mbushur ndoshta me shumë “ushqime” e kjo pikërisht për arsye se ndodhet përballë një hoteli ku “frekuentuesit” hedhin më tepër seç konsumojnë dhe këtë fakt e dijnë edhe minjtë, edhe njerzit që kanë vendin e tyre të furnizimit.
Së treti dhe më e rëndësishmja është fakti që shteti ka mbetur prej vitesh pa Gjykatën Kushtetuese, pa Gjykatën e Lartë, dhe me krijimin me shumë vonesë të një K.L.Gj-je dhe K.L.P-je, të përfolura e që lënë shumë për të dëshiruar nga mënyra dhe koha e zgjedhjes së tyre e që për ironi të fatit kjo nga politika prezantohet si sukses.
Ndërkoh që i pagëzuari “Veting” është larg pritshmërive të shoqërisë shqiptare si dhe të atyre që vetë e pagëzuan.
Sa paradoksale e gjitha kjo, në të njëjtin vënd ndodhen bollëku- mjerimi, uria-ngopja, kopracia-hardallosja, vuajtja-prishja e parasë, seksi e haremi, korrupsioni dhe mungesa e respektimit të ligjit, dhe pabesueshmëri totale ndaj reformave në drejtësi.
Të mbledhura në të njëjtin realitet e në pak metra katrorë hasim të gjitha mëkatet, të cilat një “fuqi e mbinatyrshme”i ka shpallur të dënueshme. Mungon vetëm vrasja në këtë pamje.
Po kush e gjykon “fuqinë e mbinatyrshme” që nuk bën asgjë për të parandaluar këtë mjerim të vazhdueshëm gati të përhershëm të shqiptarëve?!
“Kushtetuta e Republikës”, ku shfaqet realiteti i vërtetë përballë atij virtual, një përpjekje për të treguar të vërtetën e trishtë të shoqërisë në tranzicion.
Në këtë rast, objekti i parodisë është Kushtetuta e një Republike imagjinare, teksti i Kushtetutës së të cilës është një transformim, përshtatje e shtetit të Kushtetutës së një prej Republikave të kontinentit evropian.
Ketu s’kemi të bëjmë me një krahasim as të fshehur as të hapur, por me një transkriptim ose ndryshim të tekstit në përputhje me realitetin objektiv të përditshmërisë së një shteti fantazëm, ku çdokush arrin në përfundimin e tij duke u bazuar tek eksperienca përsonale, qoftë ai shqiptar apo i një kombësie tjetër, në të gjitha vendet ku sundon një situatë surreale, në të cilën shteti është pothuajse inekzistent ose regresiv.
Kjo periudhë që po jetojmë nuk mund ta quajmë më si tranzicion, pasi shenci kohor i tij humbi, nuk ka tranzicion 30 vjeçar.
Tranzicioni vetëm i kësaj periudhe është i mbyshur me transformime strategjish e taktika politike, me qëllim përfitimi në kurriz të popullit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img