Shqipëria shpall “non grata” Ikballe Berisha-Hudutin, mbështetësen e Iranit që protestoi para kryeministris

GAZETA E LONDRES – Shqipëria shpall “non grata” Ikballe-Berisha Hudutin, mbështetësen e Iranit që protestoi para kryeministrisë

Shteti shqiptar ka shpallur zyrtarisht person “non grata” shtetasen nga Kosova, Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare. Vendimi është marrë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, mbi bazën e informacioneve të institucioneve përgjegjëse, sipas të cilave veprimtaria e saj vlerësohet si kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin dhe sigurinë publike.

Urdhri i ministrit i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Policisë Kufitare, të cilat do të kujdesen për zbatimin e masës.

Autoritetet shqiptare e lidhin Hudutin me regjimin iranian, ndërsa ajo është bërë e njohur edhe për thirrjet publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Gjatë javëve të fundit, ajo ka publikuar në rrjetet sociale fotografi dhe video nga pjesëmarrja e saj në protestat e zhvilluara përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Më herët, edhe kryeministri Edi Rama reagoi publikisht ndaj pranisë së saj në protestë. Ai publikoi një fotografi të Hudutit gjatë protestës, si dhe një tjetër ku ajo shfaqej pranë ish-presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad. Sipas Ramës, Huduti “predikon urrejtje”, bën thirrje për kryengritje kundër qeverisë shqiptare dhe kërkon hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Sulejmani.

“Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e ‘diasporës’ së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllain e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, deklaroi Rama.

Në reagimet e tij, kryeministri ka ngritur shqetësime edhe për ndikimin e aktorëve të huaj në protestat kundër qeverisë, duke pretenduar se ato po mbështeten nga interesa dhe financime të jashtme. Ai publikoi gjithashtu një video ku disa të rinj me origjinë iraniane shprehen se kanë ardhur në Shqipëri për të mbështetur protestuesit.

“Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, pavarësisht kërkesave të opozitës dhe protestuesve për dorëheqjen e tij, të cilat vijojnë prej afro një muaji, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra. Ai thekson se misioni i qeverisë dhe i Partisë Socialiste mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se Ikballe Berisha-Haduti është arrestuar më parë nga Policia Kundër Terrorizmit e Kosovës, siç bëhet e ditur edhe përmes deklatatës së zëdhënsit të policisë aso kohe.

Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, konfirmoi Hoxha për Telegrafin.

Ikballe Berisha – Huduti kishte shkruar në facebook se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë, madje disa nga postimet e bëra ajo kishte vendosur t’i largoj pas reagimeve të shumta në medie.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img