SHQIPETARI NEWS/ Shqiptarët në Londër befasojnë mjekët me gjestin e tyre human
Çdo të enjte tashmë në Britaninë e Madhe është bërë e modes, që në orën 18:00 me mijra qytetarë të dalin në dritare apo para shtëpive të tyre për të duartrokitur bluzat e bardha për punën dhe përpjekjet që ata po bëjnë për të luftuar koronavirusin. Por dy biznese të njohura shqiptare në Londër, kanë gjetur një mënyrë krejt tjetër falenderimi, ku për t’i falenderuar personelin mjeksorë ata u kanë dërguar atyre lule dhe pica.

Ka qenë një Studio Ligjore shqiptare në Londër e drejtuar nga Diamand Hidri dhe një sallon bukurie në pronësi të një çifti tjetër shqiptar Lana dhe Qemal Visha bashkë me familjet dhe stafin e tyre të cilët shkuan në dy spitale, ku u kanë dhuruar buqeta me lule dhe pica personelit mjekësor të urgjencave të cilët luftojnë në vijën e pare të frontit në luftën kundër koronavirusit i quajtur ndryshe COVID-19. 
Kliko për videon: https://youtu.be/EmUJ9UPY350
Siç thonë vetë ata, ky gjesti u bë për nder të mjekut shqiptar Altin Hoxha, i cili po punonën me përkushtim dhe me orare të zgjatura në urgjencat e dy spitaleve të njohura në Londër në luftën kundër Covid-19. Hoxha pasi i ka falenderuar bashkatdhetarët për dhuratat dhe gjestin e tyre befasues, ndër të tjera tha se duke iu përkushtuar në mënyrë të veçantë koronavirusit, janë lënë pasdore sëmundjet e tjera, duke bërë që pacientët e tjerë të kishin komplikacione.
Ai bëri thirrje që të gjithë personat që kanë shqetësime të ndryshme të na drejtohen pa problem se do tu shërbejm si gjithëmonë, tani frika ka ikur dhe njerzit duhet tu drejtohen spitaleve për problemet e tyre shëndetësore.
Në lidhje me situatën e koronavirusit ai tha se,“Pikun e kemi kaluar dhe situata po përmirësohet, por që do të zgjasë gjatë, pasi edhe kur t’i kthehemi jetës normale duhet të ruajmë distance.”
Përfaqësuesi i studios ligjore z. Diamand Hidri, tha se ky veprim i ynë është jo vetëm human, por është një solidarizim domethënës me bluzat e bardha të cilët janë në vijnë e pare të frontit, në luftë me një armik të padukshëm, bile edhe të panjohur.
Ne do të jemi gjithëmonë pranë tyre dhe do ti respektojm në maksimum, për atë që kanë bërë dhe po bëjnë në këtë situate të vështirë dhe në jo vetëm.




