Shqiptari hidhet nga kati i 5-të i hotelit në Athinë, të turbullta rrethanat e ngjarjes

KMA NEWS / Një shtetas shqiptar, është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në sheshin Omonia në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Informacionet mbi rrethanat e ngjarjes janë kontradiktore. Disa media thonë se ai hyri me vrap në hotel dhe nuk iu bind recepsionistes që u përpoq ta ndalonte.

Në të kundërt, media të tjera thonë se ai u paraqit në hotel Cosmopolit, ku prenotoi një dhomë dhe pyeti recepsionisten se ku mund të pinte një gotë. Pastaj ai mori ashensorin që të shkonte te bari në tarracë.

Por nuk mbërriti kurrë aty. Brenda një momenti u ndodh përtokë, i plagosur rëndë.

Menjëherë në vendgjarje mbërriti policia dhe një autoambulancë e çoi në spitalin e Nikeas. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai vdiq mëngjesin e të martës.

Sipas mediave emri i tij është Emiljano Dasaj, i datëlindjes 1976.

Punonjësit e hotelit thanë për mediat se sjellja e tij ishte krejtësisht normale dhe nuk krijoi asnjë lloj dyshimi.

Fillimisht u tha se ai kishte me vete një çantë me një shumë të madhe parash. Kjo shërbeu si ngasje që media të bënte lloj-lloj skenarësh.

Por përfundimisht u konfirmua se kjo shumë nuk ishte veçse 4.000 euro. tribuna-news

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img