SHQIPETARI NEWS / Për gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë viktim në Shqipëri nga Covid-19, ndërkohë që numëri i të prekurve është rritur duke shënuar 21 raste të reja, pas testimit të 193 të dyshuarve dhe duke e çuar numërin e përgjithshëm në 467 persona të infektuar.
Në këtë grafik kohorë Shkodra ka regjistruar, 13 raste të reja, ndërkohë që kryeqyteti shënonë 6 raste të reja, gjithashtu Durrësi dhe Hasi nga 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19. Drejtoresha e Inspektoriatit të Shëndetit Publik Albana Fico, informoi se në rastet e reja janë edhe 2 fëmijë dhe 1 pjestar i stafit mjekësor. Në total numri i pacientëve që po marrin shërbim në të dy spitalet COVID është 52.
NJOFTIMI I PLOTË:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja, shkon në 467 numri i të prekurve. 15 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 232 numri i të shëruarve Dr. Albana Fico Instituti i Shëndetit Publik Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 221 raste, Shkodër 70 raste, Durrës 42 raste, Fier 32 raste, Korçë 17 raste, Elbasan 15 raste, Lezhë 14 raste, Has 13 raste, Kavajë 8 raste, Krujë 6 raste, Lushnje 6 raste, Pukë 5 raste, Vlorë 5 raste, Tropojë 4 raste, Rrogozhinë 4 raste, Mirditë 3 raste, Berat 2 rast.
I vetmi qark që nuk është prekur nga Covis-19 është qarku i Dibrës, ku bëjnë pjesë rrethet Peshkopi, Mat dhe Bulqizë, si dhe qarku i Gjirokastrës me rrethet Tepelen e Përmet.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhen të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.





