SHQIPETARI NEWS/ Ish futbollisti i njohur i Hollandës, trajneri aktual i kombëtares së “Tulipanëve”, Ronald Koeman, është shtruar me urgjencë në spital. Sipas De Telegraaf, ai ka probleme me zemrën.
Tekniku i hollandezëve 57-vjeçari Koeman është marrë sot nga shtëpia e tij me ambulancë. Për fatin e tij të mirë, bashkëshortja Bartina ka deklaruar se tashmë gjendja e tij është stabilizuar pas ndërhyrjes kirugjike.
Koeman është në drejtim të Holandës prej rreth dy vitesh dhe ka udhëhequr kombëtaren drejt kualifikim në Euro 2020, kompeticion që është shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.





