KMA NEWS / Sulmi terrorist i djeshm ishte më i rëndi prej 12 vjetësh në Londër.
Një terrorist i lindur në Britaninë e Madhe, ende i paidentifikuar, sulmoi simbolin e demokracisë, Parlamentin.
Kater persona mbetën të vrarë dhe 29 të tjerë të plagosur (7 në gjendje të rëndë) kur ai tentoi të shpërthente perimetrin e sigurisë me makinën e tij fuoristradë.
Ai vrau me thikë një polic 48 vjeç, ndersa dy kalimtarë, një grua 40 -vjeçare dhe një burrë 50 vjeç mbetë të vdekur nga goditja me makinë.
Vetë terroristi u qëllua për vdekje në vend nga oficerët e sigurisë.
Ai mesohet se veproi krejt i vetëm, por policia ka arrestuar 7 persona gjatë natës në Londër, Birmingham e qytete të tjera.
Nuk dihen ende lidhjet e tyre me sulmin.
Autoritetet thanë se terroristi ishte frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar.
Ai dyshohet si një radikal islamik.
Mediat publikuan emrin e Abu Izzadeem.
Por vëllai i tij tha se ai është në burg.
Policia u kërkoi mediave të jenë më të kujdesshme me publikimin e emrave të autorit apo viktimave.
Për momentin nuk ka të dhëna për sulme të tjerë të ngjashëm.
Në rrugë sot ashtu si edhe gjate nates se mbremeshme ka më shumë forca policie.
Ata do të punojnë me orare të zgjatura për një kohë të pacaktuar.

Analistët thonë se maskra në Westminster Bridge dhe brenda ambieteve të parlamentit është një nga skenarët për të cilin forcat e sigurisë në Britaninë e Madhe janë përgatitur prej kohësh.
Sipas tyre terrorizmi duket se nuk ka qëllim vetëm të vrasë e gjymtojë, por edhe të krijojë panik dhe të përhapë një ndjenjë pasigurie tek njerëzit. By
Autori i sulmit të djeshëm ia doli krejt i vetëm të trondisë Londrën.
Sulmet e terroristëve të “vetmuar” janë kthyer në shqetësimin kryesor të agjencive të antiterrorit dhe inteligjencës.
Këta persona janë të vështirë për t’u zbuluar para sulmeve.
Ata nuk kanë lidhje me organizata të njohura terroriste apo persona të tjerë të dyshuar.





