KMA NEWS / Kryetari Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili është bërë pjesë e një skandali seksual. I zgjedhuri socialist i zgjedhjeve lokale të vitit 2013 është “kapur mat” ndërsa premton vende pune për vajzat e reja duke kërkuar favore seksuale. Ai është denoncuar nga një vajzë më një video të transmetuar nga emisioni “Të paekspozuarit” në Ora News.
20-vjeçarja rrëfeu:
“Kisha nevojë për punë nuk kisha mundësi se ku të kërkoja në vend tjetër. Dhe vendosa të shkoj te bashkia. E kam takuar në zyrë. Kur unë shkoja të kërkoja punë ai shfrytëzonte momentin. Herën e fundit që e takova për rritje rroge më tha që takoheshim në një hotel në Tiranë. Kur ishim në zyrë ka tentuar disa herë të më afrohet dhe e ka bërë deri diku. Vendosa ta filmoja sepse doja që të merrte fund kjo gjë. Shkuam në hotel, por nuk pranova që të bëja gjë me të. Më ka treguar për vajza të tjera që u ka ofruar punë dhe ka përfunduar në diçka tjetër”– tha ajo.
Shukri Xhelili u zgjodh pasi gjate fushates Edi Rama i beri thirrje edhe grave demokrate te shkonin pas Shukriut. Ai eshte kapur ne shtratin e nje hoteli privat ne Tirane, ku shfaqet ne video madje dhe me mbathje te grisura.
Me poshte video e filmuar në zyrën e kryetarit, gjatë rrugtimit për tek hoteli në Tiranë dhe në dhomën e hotelit. Shikojeni…





