Skandal në Teatrin Kombëtar: Drejtori Çuli sulmon fizikisht gazetarin

KMA NEWS/ Një ngjarje skandaloze ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Teatrin Kombëtar. Gazetari i Abc News Eni Shehu është sulmuar fizikisht nga drejtori i këtij institucioni Hervin Çuli. Të ftuar si gjithë mediat e tjera në premierën e shfaqjes “Tri Motrat”, dedikuar gazetareve, grupi i Abc News ishte I pranishem per te filmuar per kronikën. Ne pushimin e shkurter mes akteve të shfaqjes, gazetari i Abc News Eni Shehu, teksa ishte i shoqëruar nga kolegë të shumtë në hollin e Teatrit Kombëtar, është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar, nga drejtori Hervin Çuli së bashku me asistentët e tij, pa asnjë motiv. Më pas ata arritën ta nxjerrin gazetarin Shehu, jashtë godinës së Teatrit Kombëtar. Abc News e denon këtë sulm të rëndë dhe të paprecedentë ndaj gazetarit, që cënon lirinë e ushtrimit të këtij profesioni. Pas këtij akti të turpshëm, Abc News i kërkon kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës Kumbaro shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Po ashtu Abc News bën të ditur se do të vërë në dijeni të kësaj ngjarje të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e medias dhe gazetarëve në Shqipëri dhe ato Ndërkombëtare. Këtë sulm të drejtorit të Teatrit Kombëtar ndaj gazetarit Eni Shehu, televizioni Abc News do ta ndjekë deri në fund për të vendosur drejtësinë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img