GAZETA E LONDRES – Sot 14 vjet pa prokurorin e hekurt Xhevat Hana/Përkujtim nga familja
Kjo përkujtimore i kushtohet jetës, veprës dhe sakrificës së prokurorit Xhevat Hana, një shërbyes i ligjit që për më shumë se tre dekada i qëndroi besnik betimit të tij profesional dhe parimeve të drejtësisë. Ai e ushtroi detyrën e prokurorit me ndershmëri, kurajë dhe përkushtim të palëkundur, në një kohë dhe rrethana të vështira, ku të vërtetën shpesh e paguajnë shtrenjtë ata që guxojnë ta mbrojnë.
Në përvjetorin e 14-të të ndarjes së tij të padrejtë nga jeta, familjarët, miqtë dhe kolegët e vërtetë përkulen me respekt para kujtimit të tij dhe ndiejnë detyrimin moral të mbajnë gjallë jo vetëm emrin, por edhe të vërtetën mbi sakrificën e tij. Jeta dhe vepra e prokurorit Xhevat Hana mbeten një dëshmi se drejtësia nuk është thjesht një funksion shtetëror, por një mision që kërkon guxim, ndershmëri dhe, fatkeqësisht, ndonjëherë edhe flijimin më të madh.
PÈRKUJTIMORE
Në 14 vjetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të vëllait tonë prokurorit Xhevat Hana !
Ku për 35 vite punoj me përkushtim dhe vendosmëri në organet e drejtësisë , duke sakrifikuar, qetësinë, familjen dhe vetveten , me bindjen se ligji dhe e vërteta duhet të qëndrojnë mbi gjithçka. Por kryerja e detyrës në mënyrë korrekte i kushtoj shtrenjtë. Bishat vrastare të pushtetit, kriminelët gjakpirës, të kombit Shqiptar, që kanë lyer duart me gjak , për të mbuluar krimet barbare, që kanë kryer, në këtë vënd, dhe mbi këta njerëz të pafajshëm, i morën jetën në krye të detyrës. Drejtësia, dhe borxhi që Shteti ka ndaj vëllait tonë ka vonuar, dhe do të vonojë, për aq kohë, sa kriminelët që i morën jetën do të qëndrojnë të ulur në karrigen e ligjvënësit në Kuvëndin e Shqipërisë.
Ne si familjarë nuk do të reshtim kurrë së kërkuari të drejtën e tijë, që i këputën jetën në mes, dhe në krye të detyrës.
E drejta për prokurorin Xhevat Hana , që sakrifoj jetën , për drejtësinë në këtë vënd, do të vonojë, por kurrë nuk do të humbasë. Një ditë, drejtësia do të thotë fjalën e vet.
Nga vëllezërit dhe motrat





