KMA NEWS / Sot, të gjithë shqiptarët patriot, kudo që ndodhen në Kosovë, Shqipëri e mbarë në botë përkujtojnë me hidhërim e krenari 19 vjetorin e qëndresës heroike të familjes Jashari, ku dhanë jetën për lirinë e kosovës 21 anëtarë të familjes me në krye komandantin Adem Jashari.
Pra sot mbushen plot 19 vjet nga beteja e madhe për liri dhe pavarësi, nga përplasia e makinerië së fortifikuar serbe të Milosheviçit me familjen e Legjendarit Adem Jashari. Forca të mëdha të ushtrisë dhe forca speciale të policisë serbe me arsenalin më të sofistikuar dhe artilerinë e rëndë luftarake, mësyen më 4 Marsë në fshatin Prekaz ku rrethua familjen e madhe patriote të Jasharëve.
Plot 72 orë betej e ashpër luftarake mes mijra trupave ushtarake serbe dhe 21 antarëve të familjes Jashari. Pas 72 orësh pasi ranë heroikish veç burrat, gratë dhe fëmijët u vra me këngën e lirisë në gojë edhe vetë komandanti, legjendar i pavdekëshmi Adem Jashari.
Beteja e 4-5-7 marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikal, të qëndresës e të masakrimit e ngriti çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.
Pikërisht sot 5 marsi 19 vjetori i qëndresës heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij që ranë heroikisht për lirinë e Kosovës bashkë me pjesëtarë të tjerë të Jasharëve që u vranë, duhet të na shërbej për forcimin e unitetit dhe bashkimit mbarëkobëtarë, ashtu siç dëshironte Komandantin. Çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm dhe më të pavdekshëm në historinë e kombit tonë.
Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij bashkë me Jasharët e tjerë bënë që Kosova të mundi frikën dhe të hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këdo ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.
Me rastin e 19-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit Adem Jashari, gjithë populli shqiptarë veç përkujtimit në nder të heronjëve të Jasharëve dhe komandantit Legjendar Adem Jashari, duhet të manifestojë edhe për lirimin e ish Komandantit të UÇK-së Rramush Haradinaj, që luftoi për ta çuar deri në fund amanetin e Legjendarit Adem Jashari, i cili mbahet padrejtësisht i ndaluar nga policia franëceze për llogari të Serbisë.
Do të ishte apsolutisht e domosdoshme që sot tek monumenti i legjendës Adem Jashari, të ishte edhe Haradinaj dhe ti thoshte, ”BAC U KRY”!
Dëshmorët e rënë nga familja Jashari:

Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Ademit
Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Ademit
Zarife Jashari (49) gruaja e Rifatit
Hidajete Rifat Jashari (18), vajza e Rifatit
Valdete Rifat Jashari (15), vajza e Rifatit
Igball Rifat Jashari (13), djali i Rifatit
Igballe Rifat Jashari (11), vajza e Rifatit
Hamëz Shabani Jashari (47), vëllai i dytë i Adem Jasharit
Feride Mecini – Jashari (43), gruaja e Hamëz Jasharit
Selvete Hamëz Jashari (20), vajza e Hamëz Jasharit
Afete Hamëz Jashari (17), vajza e Hamëz Jasharit
Besim Hamëz Jashari (16), djali i Hamëz Jasharit
Lirie Hamëz Jashari (15), vajza e Hamëz Jasharit
Blerim Hamëz Jashari (12), djali i Hamëz Jasharit
Fatime Hamëz Jashari (9), vajza e Hamëz Jasharit
Blerinë Hamëz Jashari (7), vajza e Hamëz Jasharit
Adem Shaban Jashari (42)
Adile Rama – Jashari (40), gruaja e Adem Jasharit
Fitim Adem Jashari (17), djali i Adem Jasharit
Kushtrim Adem Jashari (13), djali i Adem Jasharit
Familja Jashari, për shkak të aktivitetit atdhetar, vihet nënë shënjestën e regjimit okupator të Millosheviçit. Ngjarjet dramatike kundër familjes Jashari filluan gjatë viteve 90 – ‘91, ku më datën 30 dhjetor të vitit 1991, familja e Jasharëve rrethohet nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Tre vëllezërit Jashari, Ademi, Rifati dhe Hamza nuk pranuan tu dorëzoheshin kriminelëve serbë, por iu kundërpërgjigjën me zjarr, duke çarë rrethimin, ku lanë dhjetra ushtarë dhe policë serb të plagosur. Në këtë rast ndryshe nga beteja e madhe e marsit i shkuan në ndihmë fshatarët e zonës. Në këtë ngjarje u plagos nga helikopteri serb, Vesel Selimi nga Açareva.
Rrethimi i dytë i familjes Jashari u bë më 22 janar të vitit 1998. Njësi të specializuara serbe rrethuan dhe sulmuan familjen me armë. Sulmit iu kundërpërgjigjën me zjarr Shaban Jashari me të birin Hamzën dhe me nipat Fitimin, Besimin dhe Kushtrimin. Forcat serbe nga vendi i ngjarjes largohen në mënyrë të turpshme. Në këto luftime nga familja Jashari u plagosën Selvetja dhe Ilirjana, që ishin në mbështetje të luftëtarëve të Jasharëve.
Ushtria serbe riorganizohet dhe mësynë sërisht më 5 Mars të po këtij viti ku shënon edhe ditën fatale për familjen Jashari. Gjatë gjithë natës Prekazi ishte rrethuar nga makineria serbe e Millosheviçit duke përdorur artilerinë më të rëndë të ushtarisë dhe policinë serbe.
Për tri ditë rresht, më 5, 6 dhe 7 mars, familja heroike me në krye komandantin legjendar u bëri ballë sulmeve të pareshtura të makinerisë serbe. Familja Jashari këtë herë do të qëndronte për jetë a vdekje, ku u vranë 20 pjesëtarë të familjes. Shpëtuan nga kjo betejë vetëm Besarta dhe Bashkimi. Ndërsa nuk ndodheshin në shtëpi, shpëtuan Rifati, Murati, Bekimi dhe Lulzimi që gjendeshin në emigracion, si dhe Iliriana, Shqipja, Marigona dhe Fazliu, të cilët një ditë më parë kishin shkuar në Akrashticë.
Adem Jashari me familjen para se të vriteshin i kishin dhënë besën njëri – tjetrit se, të gjithë do të luftonin deri në vdekje për çlirimin e vendit. Para se të vritej Adem Jashari kishte deklaruar: ”Nuk do të dorëzohem për së gjalli, vrastarët nuk do të kalojnë veçse mbi trupin tim të vdekur”.
Shtëpia ku u bë mburoja e Jasharëve për 72 orë rrjeshtë deri sa u sulmua me artileri nga ushtria dhe policia serbe







