Sot liridalje për pensionistët dhe familjarët me fëmijë nënë 14 vjeç, nesër fillon hapja e aktiviteteve

SHQIPETARI NEWS – Ditën e sotme qeveria u ka dhënë liridalje pensionistëve dhe prindërve me fëmijët deri në 14 vjeç. Për pensionistët liridalja do të jetë deri në orën 10:00, ndërsa për prindërit dhe fëmijët nën moshën 14 vjeç do të jetë nga ora 11:00 paradite deri në orën 17:30 të pasdites. Ndërsa të gjitha aktivitetet edhe për ditën e sotme do të janë të mbyllura në të gjithë vendin.

Ndërkohë, që nga nesër hyjnë në fuqi disa masa të tjera lehtësuese, ku do të rifillojnë aktivitetin e tyre klinikat dentare, parukeritë, berberët dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm 1 klient apo pacient në radhë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi para disa ditësh se pas 11 majit do të mbeten në zonën e kuqe bashkitë Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Kurbin, Krujë, dhe në këto zona do të jetë në fuqi i njëjti regjim oraresh. Ai theksoi se këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara. Sipas tij e gjitha pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe do të lejohet qarkullimi ndërqytetas me automjet privat deri në orën 21.00 të mbrëmjes.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img