SPAK kërkon arrestimin, Berisha thotë do respektoj vendimin e Kuvendit!

GAZETA E LONDRES – SPAK kërkon arrestimin, Berisha thotë do respektoj vendimin e Kuvendit!

Pas mbledhjes me grupin e deputetëve të Bardhit, Berisha tha se do të respektojë vendimin e Kuvendit mbi kërkesën e SPAK, ku kërkohet autorizim për heqjen e lirisë së tij, duke caktuar masë “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” si person i akuzuar për korrupsion pasiv për privatizimin e kompleksit Partizani.

Ai vijoi me akuzat e tij ndaj prokurorëve të SPAK, duke e e quajtur anti-ligjore masën “ndalim të daljes jashtë vendit” të vendosur ndaj tij. Por ajo që vlen të theksohet është se ish-kryeministri pavarësisht se shprehet se do ta respektojë vendimin e Kuvendit, shton gjithashtu se mosbindja civile e deputetëve dhe kaosi në seancë do të vazhdojë, duke nënkuptuar se deputetët e Rithemelimit dhe grupit të Bardhit nuk do e votojnë kërkesën e SPAK-ut.

“Janë të gjithë në unison se ky vendim, bazohet në një vendim antikushtetues, anti-ligjor të mëparshëm të SKAP-it dhe gjykatëses së shkarkuar nga unë me 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë, siç theksova para 2 orësh, vitin 2012 jam angazhuar në një nismë së bashku me qeverinë e kohës për abrogimin e nenit të kushtetutës që i jep imunitet deputetëve ndaj veprimeve të gjyqësorit. Nuk kam ndryshuar mendim se ajo përpjekje e imja ka qenë e drejtë. Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Por, sidoqofte, cilido qoftë vendimi i parlamentit, e pranoj.

Kushtetutshmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë kushtetutën dhe të vendosë që mos të ketë mbrojtje për deputetët. Cilido të jetë vendimi i parlamentit do ta respektoj. Nuk ka asnjë ndryshim të mosbindjes civile në parlament. Grupi është plotësisht dakord me ato që mendoj unë. Ju e keni parë se prej javësh opozita nuk voton më në Kuvend.

Pra asnjë ndryshim në strategjinë tonë në parlament nuk do të ketë. Ne sot vazhdojmë në mosbindjen civile. Grupi nuk merr pjesë në votim ose do votoje me mosbindje. Ka 6 javë që nuk voton. Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. E kam marrë nga media, akoma nuk më ka ardhur nga Kuvendi”, deklaroi Berisha.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img