SPAK, pyet për 1 orë Ilir Metën në lidhje me vilën në Gjirin e Lalzit

GAZETA E LONDRES – SPAK, pyet për 1 orë Ilir Metën në lidhje me vilën në Gjirin e Lalzit

BKH ka dorëzuar shumë prova interesash në lidhjet e Ilir Metës me ndërtuesin Dod Doçi, por në muajin maj 2022, këto prova e lidhje të tyre, i kishte hequr nga dosja hetimore ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

Gjatë ditëve pas daljes nga SPAK, Ilir Meta e ka thënë vetëm një herë, faktin që u pyet për lidhjet me ndërtuesin Dod Doçi të kompanisë “Lura”, i cili prej vitit 2003 ka ndërtuar 5 komplekset “Lura” në Lalz, ku kanë marrë vila; Sali Berisha, Ilir Meta, ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe një numër shumë i madh ministrash, ish-ministrash dhe zyrtarësh të lartë.

Faktikisht, nga 3 orë e 20 minuta i mbyllur në SPAK, personi nën hetim Ilir Meta, 1 orë është pyetur vetëm për lidhje interesash, që ka pasur dhe ka me Dod Doçin, ndërtuesin e komplekseve “Lura” në Lalz, i cili rezulton se është ndërtuesi i vilës së Ilir Metës.

Lidhur me vilën luksoze, të bazuar në dosjen hetimore të BKH, raportet e SHISH, Anti-krimit, Drejtorisë së Parandalim- Pastrimit të Parave e në shumë denoncime, prokurorët i kërkuan Ilir Metës, të provonte me dokumente, burimin e pronësisë së tokës, firmën ndërtuese, koston e ndërtimit, të mobilimit, të mjediseve të jashtme dhe burimin e financimit të tyre.

Ilir Meta nuk ka pasur asnjë dokument, për burimin e ligjshëm financiar të ndërtimit të vilës, duke deklaruar se me financat janë marrë Monika Kryemadhi e vëllai i saj, por pranoi, se punën ndërtimore ia ka bërë falas firma “Lura”, si mirënjohje për miqësinë me pronarin Dod Doçi.

Ndërsa një ditë para tij, Monika Kryemadhi kishte deklaruar në SPAK, se me ndërtimin e vilës ishte marrë Ilir Meta; por tha, se dinte që tokën 1825 m2 në Lalz, ia ka dhënë Gentian Sula, në këmbim me një apartamenti 67 m2 në Tiranë, ndërsa fondet i kishin dhënë mamaja e vëllai.

Prokurorët e pyetën Ilir Metën, se kur dhe në çfarë rrethanash ishte njohur me Dod Doçin; mbi çfarë motivesh po vazhdonte lidhjen e ngushtë me të; dhe nëse përveç vilës, kishte marrë vila, apartamente e njësi tregtare të tjera nga firma “Lura Sh.p.k” në Lalz, Durrës, Tiranë e Shëngjin.

Ilir Meta u pyet, nëse kur ishte kryeministër, zv/kryeministër, ministër Ekonomie e Kryetar Kuvendi deri më 2017-ën; e kishte e ndihmuar apo jo, Dod Doçin me leje ndërtimi, dhurime tokash shtetërore e dhënie tokash bujqësore si gjoja fermer i Maminasit, me tapi të Ligjit 7501.

Sepse, gjatë kohës kur Ilir Meta ka qenë në pushtet me PS-në, PD-në e Rilindjen, Dod Doçi ka marrë 181 hektarë toka shtetërore në Lalz, ku ka ndërtuar 5 komplekset “Lura”; 110 hektarë prej të cilave, i ka marrë pasi Ilir Metës i ndërtoi vilën në Lalz.

Personi në hetim Ilir Meta, u pyet nëse ai, bashkëshortja, prindërit, vjehrra, kunati apo vartës e miq te tij të besuar, kanë ka përfituar objekte banimi e shërbimi në kompleksin “Petrela” te Bulevardi i Ri-Tiranë, ose në komplekset në Lalz “Lura 2” nisur në vitin 2012, “Lura 3” nisur në vitin 2013, “Lura 4” nisur në vitin 2017 dhe “Lura 5” nisur në vitin 2021.Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, rezulton se BKH ka dorëzuar shumë prova, për lidhje interesash të Ilir Metës me ndërtuesin mafioz Dod Doçi, mes tyre ortakëri në ndërtime, shit-blerje fiktive dhe fshehje të shumë pasurive, por në muajin maj 2022, këto prova i kishte hequr nga dosja hetimore, ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

Mbështetur në disa indicie, Ilir Metës i është bërë pyetje, nëse ka pronësi të fshehur te “Movenpick- Hotel” në Lalz i Dod Doçit, që njëherazi është dhe kompani administrimi apartamentesh, hotelesh, vilash, lokalesh e trojesh, krijuar më 12 korrik 2021 dhe inauguruar nga Ilir Meta e Monika Kryemadhi në një drekë madhështore./Pamfleti/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img